in

Ç’do të mbetej nga kombëtarja zvicerane po të mos ishin të huajt?

Behrami, Shaqiri, Xhaka, Xhemaili, Kasami, Mehmedi janë të gjithë shqiptarë që luajnë me kombëtaren zvicerane të futbollit. E nuk janë të vetmit të huaj. E sikur ata të mos ishin, ç’do të mbetej nga kombëtarja që edhe falë tyre u kualifikua në Brazil 2014

Romë, 12 shkurt 2014 – I mbani mend ndeshjet e luajtura mes Shqipërsë e Zvicrës për eliminatoret e botërorit Brazil 2014? Ajo që binte në sy ishte se në fushën e gjelbër ishin mbi 11 lojtarë shqiptarë. Veç atyre të përfaqësueses shqiptare, kishte shumë të tjerë në skuadrën helvetike si Xherdan Shaqiri, Valon Berhami, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi.

Tani që Zvicra është kthyer në qendër të vëmendjes europiane për referendumin me të cilin zviceranët u shprehën kundër imigracionit masiv të vjen natyrshëm të konsiderosh aspekte të ndryshme të Zvicrës për të parë ç’do të ishin pa të huajt.

Shqiptarët e Zvicrës
Kështu, është i menjëhershëm reagimi: e nëse të huajt do të hiqnin që të gjithë paratë nga bankat zvicerane? Sepse, me sa duket, për ta thënë me një batutë të filmit “Zonja nga qyteti”, “paratë e botës i pëlqejnë Zvicrës, por djemtë e vajzat e saj, jo”.

Një tjetër shembull multietnik përpara syve të të gjithëve është kombëtarja zvicerane. Veç shumë futbollistëve me origjinë shqiptare (Behrami, Shaqiri, Xhaka, Xhemaili, Kasami, Mehmedi) me ngjyrat e saj luajnë edhe të rinj me origjinë italiane, gjermane, turke, tunizine, nigeriane, boshnjake, serbe, spanjolle.

Praktikisht, futbollistët denbabaden zviceranë janë vërtet në minorancë e nuk janë të gjithë mes titullarëve të përfaqësueses. E nëse Zvicra nuk do të pranonte vërtet që të huajt “t’i vidhnin punën vendasve” e nuk do të mbante asnjë bir imigrantësh në kombëtaren e vet, vështirë se do të shkonte në Brazil 2014 vetëm me Sommer në portë, me Lang, Schär, Lichtsteiner, Lustenberger, von Bergen e Ziegler në mbrojtje, me Frei, Stocker, Schwegler e Zuber në qendër fushë e asnjë në sulm.

K.B. Shqiptari i Italisë

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Rocco Casalino (M5S): “Il romeno? Ha un odore agrodolce, anche se si lava”

Reforma e shtetësisë sipas parimit ius soli brenda 6 muajve në programin e qeverisë