in

Migrantët me celularët e ngritur drejt hënës. Është kjo fotografia e vitit

Një grup burrash në një plazh të Afrikës, në kërkim të sinjalit për t’u lidhur me familjet që kanë larg. Është fotografia e shkrepur nga John Stanmeyer që fiton titullin World Press Photo për vitin 2013, çmimi më i rëndësishëm në botë për ilustrimet e gazetarisë

Amsterdam, 14 shkurt 2014 – Një plazh i Xhibutit nën dritën e hënës. Një grup burrash, që po marrin rrugën emërgimit, ngrenë celularët drejt qiellit në kërkim të sinjalit për të arritur të flasin me familjarët e mbetur në shtëpi.

Është kjo skena e fiksuar nga fotografi amerikan John Stanmeyer, fitues falë kësaj fotografie me titull “Signal” i World Press Photo për vitin 2013, çmimi më i rëndësishëm në botë për ilustrimet e gazetarisë. Fotografia, e shkrepur për National Geographic, ka fituar edhe çmimin e parë në kategorinë “Contemporary Issues” (çështje bashkëkohore).

“Është fotografi e lidhur me shumë histori të tjera, nxit diskutimin mbi teknologjinë, globalizimin, migrimin, varfërinë, dëshpërimin, largimin, njerëzimin” ka thënë Jillian Edelstein, anëtare e jurisë. “Është një imazh shumë i sofistikuar, poetik dhe plot domethënie. Përcjell çështje të një rëndësie të madhe të botës së ditëve tona”.

SIGNAL e John Stanmeyer “Migrantë afrikanë në brigjet e Xhibutit natën, ndërsa ngrenë celularët e tyre në kërkim të një sinjali ekonomik nga Somalia, të një lidhjeje të dobët me familjarët. Xhibuti është pikë kalimi e përbashkët për migrantët që nisen nga vende si Somalia, Etiopia dhe Eritrea në kërkim të një jete më të mirë në Evropë apo në Lindjen e Mesme”.

Marrëveshja e integrimit. Nga 10 marsi nisin verifikimet e para për lejeqëndrimin me pikë

Nasce “Fuori il razzismo da Facebook”. Iscrivetevi!