in

Durrës. Arrestohet misionari i Pajtimit, lëshonte dokumente të falsifikuara për azilkërkuesit

Kryetari i Asamblesë së Misionarëve për Pajtimin kombëtar të gjakmarrjes për qarkun e Durrësit, bashkë me dy të tjerë, akuzohen të kenë shitur dokumente të falsifikuara për përfshirjen në konflikte të hakmarrjes e gjakmarrjes të personave të ndryshëm kundrejt 300-1.000 eurove

Tiranë, 19 shkurt 2014 – Forcat e policisë së Durrësit  arrestuan të martën tre persona, një prej të cilëve ëhtë kryetari i Asamblesë së Misionarëve për Pajtimin kombëtar të gjakmarrjes për qarkun e Durrësit, me akuzën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumeneve.

Janë Ndrec Prenga, 61 vjeç, Tom Marena, 70 vjeç dhe Petrit Ndoj, 33 vjeç, që akuzohen për përgatitjen dhe lëshimin kundrejt përfitimit të paligjshëm, të dokumentacionit të rremë, falë të cilit shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil në vende të Evropës perëndimore dhe Kanadasë.
Sipas policisë, 61-vjeçari Prenga, me cilësinë e kryetarit të Asamblesë së misionarëve të pajtimit kombëtar të gjakmarrjes në qarkun e Durrësit në bashkëpunim me dy të tjerët kanë përfituar nga pozita e tyre për të lëshuar dokumente, në këmbim shumash parash nga 300 deri në 1.000 euro.
Policia ka sekuestruar disa dokumente të falsifikuara, vërtetime të cilat në mënyrë të rreme dëshmojnë përfshirjen në konflikte të hakmarrjes e gjakmarrjes të personave të ndryshëm.

Bëhet e ditur gjithashtu se, policia po bashkëpunon me autoritetet e huaja për anulimin e procedurave të azilit për shtetasit me dokumente të falsifikuara.

(Sipas ATSh-së)

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Marwan në shkretëtirë. Refugjati i vogël mallëngjen botën

Chiamparino: “Pse një i dënuar vendos fatet e Italisë, ndërsa imigrantët nuk votojnë?