in

Chiamparino: “Pse një i dënuar vendos fatet e Italisë, ndërsa imigrantët nuk votojnë?

“Nga Berlusconi varen fatet e Republikës, kush punon dhe paguan taksat nuk mund të zgjedhë as kryetarin e komunës ku jeton?”. “Me të drejtën e votës administrtive do të rritej edhe siguria”

Romë, 18 shkurt 2014 – “Është e vështirë të kuptosh një vend ku një person i dënuar me sentencë përfundimtare merr pjesë dhe vendos fatet e Republikës ndërsa një imigrant që punon e paguan taksat nuk mund të votojë për kryebashkiakun dhe për të ardhmen e vet”.

Është provokimi i lëshuar më 17 shkurt në Torino nga ish kryebashkiaku i qytetit Sergio Chiamparino, kandidati i mundshëm i qendrës së majtë në zgjedhjet krahinoree të Piemontes, gjatë prezantimit të librit të Cecile Kyenge “Ho sognato una strada” (“Ëndërrova një rrugë”).

E drejta e votës për imigrantët në zgjedhjet administrative, ka këmbëngulur Chiamparino, “jo vetëm që nuk përbën skandal, por është e dobishme, edhe përsa i përket sigurisë. Sepse një komunitet që ndihet i përfaqësuar, angazhohet më shumë për respektimin e rregullave dhe ligjeve”.

“Nuk them t’u jepet e drejta e votës imigrantëve që sapo mbërrijnë në Itali – ka saktësuar ish kryebashkiaku i Torinos – por më duket e drejtë t’u jepet përfaqësim i plotë atyre që janë në rregull, punojnë e paguajnë taksat: është parim themelor i respektimit të të drejtave”.

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Durrës. Arrestohet misionari i Pajtimit, lëshonte dokumente të falsifikuara për azilkërkuesit

Arriva a Roma “Katër i Radës”, l’audio documentario di Ornella Bellucci