in

Regjistrohu në Grupin “Fuori il razzismo da Facebook”. Bashkimi bën fuqinë!

Shqiptari i Italisë mbështet grupin e hapur nga Italianipiu.it dhe Stranieriinitalia.it për të sinjalizuar, faqe, grupe, komente, foto që nxisin urrejtjen. Dhe për të detyruar Facebook t’i mbyllë.

Prej disa ditësh është hapur online, në rrjetin më të famshëm social, grupi “Fuori il razzismo da Facebook” (në shqip: “Jashtë racizmi nga Facebook”).

Zhdukja e racizmit ng Facebook duket e thjeshtë. Rrjeti social ka një procedurë që garanton fshehtësinë e atyre që nisin sinjalizime për të hequr “përmbajtjet që nxisin urrejtjen”, të papranueshme nga “Standardet e komunitetit”. Ja si funksionon.

Por duke kaluar nga teoria në praktikë, shpejt e kemi kuptuar që për të hequr vërtet elementet raiste të pranishme në Facebook është një objektiv që arrihet vetëm duke qenë të gjithë bashkë. Sepse sa më shumë persona sinjalizojnë një faqe, ditar, grup, koment, aq më e lehtë është që Facebook t’i heqë ato.

Ndodhi, për shembull, me grupin “Sei un negro se…”, që redaksia e Stranieriinitalia.it i kishte sinjalizuar rrjetit social. Ishte racist që në titull, plot komente në të cilat zezakët krahasoheshin me majmunë, me të sëmurë mendorë, dhe kriminelë. Fillimisht, Facebook u përgjigj se nuk “shkelte standardet” e tij, por kur edhe shumë lexues e sinjalizuan grupin, rrjeti social ndërroi mendim dhe e mbylli.

Grupi “Fuori il razzismo da Facebook” ka për qëllim të krijojë një rrjet mes të gjithë atyre që janë lodhur me urrejtjen në internet. Shqiptariiitalise.com mbështet këtë nismë dhe fton të gjithë lexuesit e vet të denoncojnë në këtë grup komente, foto, profile, faqe, grupe me përmbajtje raciste që qarkullojnë lirshëm në rrjet, në mënyrë që edhe anëtarët e tjerë të mund t’i sinjalizojnë Facebook-ut t’i heqë.

Bashkimi bën fuqinë, e rezultatet e para o shihen.

Shumë të regjistruar në “Fuori il razzismo da Facebook”, për shembull, kishin denoncuar që faqja “Stop agli immigrati” ishte plot komente e shkrime raciste, si fotomontazhi me Cecile Kyenge dhe lloje të ndryshme majmunësh. Facebook-ut iu nisën një sërë sinjalizimesh, dhe nëse në fillim dukej sikur nuk kishin asnjë vlerë, pas nja dy ditësh mbërriti mesazhi: “Kemi analizuar faqen që ke sinjalizuar për praninë e shkrimeve dhe të simbolve që himnizojnë urrejtjen . meqë shkelte standardet tona të komunitetit, e kemi mbyllur. Faleminderit për sinjalizimin. I kemi komunikuar “Stop agli immigrati” që kjo faqe është hequr por nuk i kemi thënë kush ka bërë sinjalizimin. Facebook nuk tregon asnjëherë atë që nis një sinjalizim”.

Një me zero e topi në qendër. Nëse doni të merrni pjesë edhe ju në ndeshjen kundër racizmit, regjistrohuni edhe ju në grup. Loja sapo ka nisur.

Regjistrohu në grupin “Fuori il razzismo da Facebook”

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Barazimi Shqipëri – RFGj, ndër rezultatet më të papritura të kualifikimeve evropiane

EURO 2016: Shqipëria në grup të vështirë. Beteja me Serbinë ka nisur online