in

Një tjetër ‘PO’ liberalizimit të vizave për shqiptarët

LIBE, Komisioni për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme, i Parlamentit Europian, ka miratuar rezolutën për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën në BE

Bruksel, 28 shtator 2010 – Komisioni për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme në PE, (LIBE) pas votimit me 49 vota pro dhe dy kundër për heqjen e vizave për Shqipërinë, i hapi sot rrugë procesit për lëvizjen pa viza për qytetarët shqiptarë. Ky vendim i hap rrugë votimit tjetër që do të bëhet nga Parlamenti Europian në 7 tetor. Me mbylljen e procedurës europarlamentare, që vendimi të bëhet efektiv kërkon edhe miratimin e vendeve anëtare të BE-së. Më pas miratimi final në 7 dhe 8 nëntor nga ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian që do të rekomandoje direkt heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, vendim ky që hyn në fuqi ekzekutive maksimumi para Krishtlindjeve, në fund të dhjetorit 2010.

parlamenti europianNë mbledhjen e paradites së sotme, komisioni votoi gjithashtu edhe për opinionin e miratuar nga Komisioni i Jashtëm, në të cilin thuhet se ky proces duhet të kryhet sa më shpejt.

Me marrjen e një vendimi pozitiv, do të bëhet e mundur lëvizja e lirë e shqiptarëve në zonën Shengen brenda fundvitit 2010.

“Me marrjen e vendimit përfundimtar të Brukselit për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën, krahas të tjerave, në  kuadër të këtij procesi historik për vendin tone, do të punohet për informimin e qytetarëve lidhur me drejtat dhe detyrimet e gjithsecilit”, tha sot për mediat ministri i Brendshëm, Lulzim Basha.

Ndonëse Komisioni Europian është shprehur pozitiv se Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina i kane plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave, Basha theksoi  se “edhe pas përfundimit të këtij procesi, me marrjen e vendimit final për heqjen e vizave, do të vazhdojmë punën edhe pasi qytetari i parë të kalojë kufirin dhe të lëvizi si europian, i barabartë mes europianëve”.

Pasaportat. Kur do të nisë aplikimi në Konsullata

Ibrahimi paraqet librin e saj të fundit në Torino