in

Një 52-vjeçar shqiptar, viktima e radhës e punës

Romë 30 shtator 2010 – Një shtetas shqiptar që kishte një ndërmarrje të vogël ndërtimi, banues prej vitesh në Sant’Eraclio, në zonën e Foligno-s, është viktima e radhës e aksidenteve në punë. 52-vjeçari Prel Gjonoviq ka rënë nga çatia e një kapanoni ku po punonte bashkë me të birin për zëvendësimin e mbulesës së vjetër me eternit. Pasi ka rënë nga një lartësi prej 7 metrash, për emigrantin shqiptar s’ka pasur asnjë mundësi shpëtimi, me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të ambulancave.

Në vendin e ngjarjes, në zonën industriale të Annifo, po hetohet nëse aksidenti mund të evitohej, pra nëse emigranti thjesht ka rrëshqitur, ose nëse ndonjë tra apo panel, që duhej të zëvendësohej me kohë, nuk ka mbajtur.

Arrestohet në Vlorë mafiozi italian

Linda Vukaj, “Pezull” në Shtëpinë e muzikës së Parmës