in

Macerata. Ishte larguar nga shtëpia para 24 orëve, e gjejnë të vdekur në makinë

28-vjeçari Besmir L. ka vrarë veten me gazin e skapamentos
Zjarrfikësit sapo kanë gjetur djalin në makinë

Romë, 21 mars 2014 – Të mërkurën pasdite ishte zhdukur nga Tolentino i Maceratës. Të enjten e kanë gjetur pa jetë në makinën e tij të mbushur me gazin e skapamentos në komunën e Corridonias. Kështu ka vrarë veten 28-vjeçari Besmir L.

Për zhdukjen e djalit kanë dhënë alarmin prindërit të enjten në mëngjes pranë kazermës së karabinierëve të Tolentinos. Kanë treguar se kishin asnjë lajm prej tij që kur ishte larguar mbrëmjen e 19 marsit me makinën e familjes, një Ford Ka.

Karabinierët e zjarrfikësit kanë nisur kërkimet duke u nisur nga lokalizimi i celularit të djalit që rezultonte i lidhur në zonën e Maceratës. Pas kërkimeve qoftë në qytetin e Maceratës, qoftë në komunat përqark tij, mbrëmjen e të enjtes zjarrfikësit kanë pikasur makinën në periferi të Corridonias.

Fatkeqësisht, ishte shumë vonë. Besmir L. është gjetur brenda makinës i vetëvrarë. Me një tub kish zgjatur atë të skapamentos dhe kish mbushur makinën me gaz.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Razzismo dal panettiere: “Vietato l’ingresso agli zingari”

21 mars, Dita botërore kundër Racizmit