in

Vdes në A4 48-vjeçari Qejvani që dyshohet të ketë vrarë më parë bashkëjetuesen

Të mërkurën në darkë Astrit Qejvani humbet jetën duke u përplasur me 120 km në orë me një kamion në autostradën A4. Mbi të dyshime të forta se po largohej nga shtëpia e tij në Massa Finalese të Modenës pasi kish masakruar për vdekje gruan me të cilën jetonte, 48-vjeçaren moldave Valentina Paiuc

Romë, 4 prill 2014 – Karabinierët kanë ngritur dyshime të forta mbi 48vjeçarin që ka humbur jetën në autostradën A4, ngjarje që fillimisht dukej si një fatkeqësi rrugore. Është fjala për Astrit Qejvanin që të mërkurën në mbrëmje është përplasur me një Tir ndërsa përshkonte autostradën A4 me veturën e tij Volksëagen dhe ka vdekur në vend.

Të enjten në apartamentin e tij në Massa Finalese të Modenës është gjetur e pajetë, masakruar me çeki, bashkëjetuesja e tij, Valentina Paiuc, moldave, edhe ajo 48 vjeçe. Gruan e kanë gjetur në shtëpinë e Qejvanit karabinierët të vënë në alarm nga e bija që nuk arrinte të kontaktonte të ëmën. Kur kanë hyrë në apartament e kanë gjetur në një pellg me gjak, pranë trupit, një karrike të thyer dhe një çekiç.

Hetimet kanë nisur në drejtim të bashkëjetuesit të saj Qejvani, për të cilin karabinierët mësojnë menjëherë se ka vdekur në aksidentin e të mërkurës në mbrëmje.

Janë të paktë ata që besojnë në koinçidencën tragjike, ndaj karabinierët kanë nisur verifikimet. Janë të mendimit se Qejvani, pasi ka masakruar për vdekje gruan ka marrë makinën dhe është larguar nga apartamenti i tij. Deri në darkë kur edhe ai vetë ka gjetur vdekjen në autostradë. Në asfalt nuk ka shenja frenimi ndaj dyshohet se ai ka planifikuar aksidentin për të vrarë veten

Por këto janë akoma vetëm dyshime të ngritura të enjten pas zbulimit të trupit të bashkëjetueses së tij. Fillimisht policia rrugore shpjegonte mungesën e frenimit, duke supozuar se Qejvani mund të ishte përgjumuar apo të ishte ndier papritur keq.

Astrit Qejvani ishte punëtor në një fabrikë qeramikash e jetonte në Itali nga viti 1997.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Vladimir Doda, “emigranti Bilal” i filmit Piccola Patria, nga 10 prilli në kinema

Motrat e vrara nga e ëma. Autopsia: janë qëlluar me thikë nga 30 herë secila