in

Vlorë. Sekuestrohen 1,6 tonë drogë, ndalohet një person

Sipas forcave të rendit sasia e drogës, më e madhja e sekuestruar njëherazi në Vlorë gjatë këtij viti, do të imbarkohej në drejtim të Italisë

Tiranë, 7 prill 2014 – Policia e Vlorës ka sekuestruar të dielën një sasi prej 1,6 tonë lëndë narkotike, ka arrestuar një person dhe po kërkon disa të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë rast. Mendohet që lënda narkotike e bllokuar do të imbarkohej në një mjet lundrues dhe do të trafikohej drejt Italisë. Kjo është sasia më e madhe e lëndës narkotike që është zbuluar njëherazi gjatë këtij viti nga policia e Vlorës.

Burime zyrtare të policisë lokale kanë bërë të ditur për ATSh-në se, lënda narkotike u bllokua në vendin e quajtur “Hidrovori i Akërnisë”, 15 km në veriperëndim të Vlorës, gjatë një operacioni të përbashkët të strukturave Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë, të koduar me emrin “Eklips 2014”, me mbështetjen e Repartit Delta Force si dhe efektiva të Drejtorisë së Policisë së Kufirit.

Sipas policisë, lënda narkotike u zbulua në një furgon tip “Mercedes Benz” që ka rezultuar të jetë vjedhur në qytetin e Gjirokastrës. Gjatë këtij operacioni, që vazhdoi deri në orët e vona të të dielës, u sekuestruan edhe një traktor që shërbente për të nxjerrë mjetet lundruese nga toka në det, një automjet fuoristradë “Nissan Patrol” si dhe 15 bidona me lëndë djegëse benzinë

Policia ka ndaluar 50 vjeçarin Thanas Golemi, nga fshati Xhyherinë (Vlorë) i cili po drejtonte traktorin në afërsi të vendit ku u sekuestrua lënda narkotike dhe ka shpallur në kërkim disa persona të tjerë që dyshohet se kanë organziuar trafikimin e lëndës narkotike, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi.

 

Lecce. Vritet me plumb në ballë bariu 23-vjeçar Hyraj

Redi Hasa dhe Maria Mazzotta në Auditoriumin “Parco della Musica” në Romë