in

Social Card. Tani mund ta kërkojnë edhe imigrantët

Më në fund zbatohet ligji. Nga 8 prilli edhe të huajt me lejeqëndrim për qëndrues afatgjatë mund të paraqesin kërkesën për Social Card pranë Postave. Kush e bën brenda 30 prillit ka të drejtë të marrë edhe shumat e prapambetura. Del dekreti zbatues

Romë, 9 prill 2014 – Më në fund edhe imigrantët mund të kërkojnë kartën e parapaguar (e njohur si ‘Social Card’ apo ‘karta e blerjeve’), kartë e mbushur nga shteti me 80 euro çdo dy muaj që mund të shpenzohen për të blerë ushqime, për të paguar barnat dhe faturat e dritave e të gazit.

Është një ndihmë që u jepet të moshuarve mbi 65 vjeç ose fëmijëve nën 3 vjeç, e në këtë rast titullar është një nga prindërit, që kanë të ardhura familjare të ulëta dhe Ligji i fundit i stabilitetit u ka dhënë të drejtën e kësaj karte edhe të huajve me lejeqëndrim BE për qëndrues afatgjatë. Deri tani, ama, zyrat e postave nuk kanë pranuar kërkesat e imigrantëve.

Nga dje situata është shbllokuar. “Me botimin në Gazetën Zyrtare të datës 8 prill 2014 të dekretit zbatues të 3 shkurtit 2014 të ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave dhe të ministrisë së Punës dhe të Politikave sociale, nis shtrirja e Kartës së Blerjeve edhe shtetasve komunitarë dhe të huaj” deklaron ministria e Financave.

Nga 8 prilli “është në dispozicion, në faqet internet të Poste Italiane, të INPS-it, të Ministrisë së Ekonomisë e Financave dhe të Ministrisë së së Punës dhe të Politikave sociale, formularët e nevojshëm për paraqitjen e kërkesave pranë zyrave postare të autorizuara”. Në të njëjtat faqe zyrtare gjen më në fund të përditësuara kriteret për të kërkuar kartën.

Moslëshimi i kartës sociale imigrantëve, edhe pse ligji i Stabilitetit parashikonte këtë gjë, kishte ndezur protestat e shoqatave dhe të patronateve. Madje ASGI dhe Cgil e çuan këtë çështje në gjykatë, duke paraqitur në Bergamo një padi bashkë me një qytetare marokene.

E paratë që nuk u janë dhënë deri tani të huajve? Është gjetur një zgjidhje edhe për këtë: nëse paraqesin kërkesën brenda datës 30 prill, imigrantët mund të përfitojnë edhe shumat e prapambetura, në të do t’u ngarkohen edhe 80 euro për dymujorin janar-shkurt 2014.

Elvio Pasca

Shkarko:
MINISTERO DELL’ECONOMIA E DELLE FINANZE DECRETO 3 febbraio 2014 Estensione ai cittadini comunitari e stranieri, residenti, deibenefici della Carta Acquisti ai sensi dell’articolo 1, comma 216, della legge 27 dicembre 2013, n. 147. (14A02759) (GU n.82 del 8-4-2014)

Nëse je mbi 65 vjeç
Formulari i kërkesës
Udhëzues për përpilimin e formularit

Nëse je prind i një fëmije nën 3 vjeç:
Formulari i kërkesës
Udhëzues për përpilimin e formularit

Mbi të njëjtën temë:
Social Card imigrantëve. Patronati INCA: “Po shkohet drejt zgjidhjes”
Social Card akoma u mohohet imigrantëve. Çohen në gjyq Posta, INPS dhe Ministritë
Social Card. “Zyrat e postave nuk pranojnë kërkesat e imigrantëve”
Social Card. INPS përditëson faqen internet: “U takon edhe të huajve”
Social Card për imigrantët. “INPS dhe Posta të aplikojnë ligjin”
Social Card për imigrantët? INPS dhe Posta akoma nuk e dinë
Social Card edhe për imigrantët. Tani është ligj 

Nei CIE finiscono anche le seconde generazioni. Il caso dell’albanese Roni

Flukset. Nga sot nisen kërkesat për 15 mijë punonjës sezonalë. Ja si veprohet