Me prindër pakistanë, një karrierë të pasur në sektorin bankar, është sot i pari aziatik-britanik në qeveri.
Janë të shumtë ata që mendojnë se do të jetë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë
Romë, 16 prill 2014 – E kanë quajtur Obama konservator. Në çdo hap që ka hedhur ka pasur sukses. Pasi ka bërë karrierë brilante në sektorin bankar, Sajid Javid në vitin 2009 i është futur politikës, duke arritur shumë shpejt majat më të larta e ka marrë vlerësime pozitive nga shumëkush. Sot është i pari ministër me origjinë aziatike i qeverisë angleze.
I lindur në vitin 1970 në Bristol në një nga zonat më të varfëra dhe të rrezikshme të Vendit, Sajid Javid ka ndërruar jetën e tij falë Bursës. Në moshën 14-vjeçare ka nisur të studiojë ecurinë e Bursës në Finantial Times në bibliotekën komunale, dhe me një hua të vogël e shumë intuitë ka investuar në tregun financiar. Llogaritë i shkuan vaj dhe kursimet e tij u rritën.
Me të mbaruar shkollën e detyrueshme, mësuesit e këshilluan të ndiqte një kurs elektroteknik, sepse kështu e kanë profesorët nuk dalin dot jashtë klisheve: vjen nga periferia famëkeqe, është fati yt që aty të mbetesh përgjithnjë, ndaj bën mirë të ndjekësh një shkollë profesionale.
Por nuk mund të ishte ky fati i Sajid Javidit: notat e mira në mësime dhe nuhatja e hollë për financën e bindën të mos dëgjonte këshillat e mësuesve të tij e të regjistrohej në në lice e më pas u diplomua për Ekonomi në Exeter University.
E kështu me diplomën në xhep u nis në drejtim të Bursës së Londrës, por kjo i mbylli dyert në fytyrë. Javid nuk u dorëzua dhe vendosmëria e tij për të dalë nga geti ku lindi e çoi deri në Neë York, ku 25-vjeçari u punësua nga Chase Manhattan, ku u bë edhe nënpresidenti më i ri në historinë e bankës. Që aty shkoi të drejtonte zyrën e Singaporit të Deutsche Bank.
E megjithëse kishte një kontratë prej 20 milionë stërlinash (25 milionë euro) në vit, nuk iu rrit mendja. Ndoshta i mungonte diçka, ndoshta donte të bënte diçka për bashkëqytetarët e tij apo t’i tregonte sa vlente vendit të tij, Anglisë, që i mbylli dyert në të shkuarën. Ndaj vendosi të kthehej dhe në vitin 2009 të kandidonte për Dhomën e Komunave me konservatorët anglezë. Edhe në politikë tregoi se kishte zotësi të rrallë, kështu që karriera e tij parlamentare arriti majat shumë shpejt. Në fillim mes këshilltarëve të Giorge Ospborne, numri dy i partisë Tories, më pas nënsekretar i ministrisë së Thesarit.
Së fundi, prej një jave, kur ministrja e Kulturës dha dorëheqjen pas skandalit të fryrjes së rimbursimeve, David Cameron emëron Sajid Javidin në vend të saj.
Kështu, 44-vjeçari, i biri i shoferit pakistanez, bëhet i pari ministër i qeverisë me origjinë aziatike.
Janë të shumtë ata që shohin te Javidi jo vetëm ministrin e sotëm të Kulturës por edhe kryeministrin e ardhshëm të Anglisë. Kur e pyesin nëse mendon se mund të jetë vërtet një ditë kryeministër përgjigjet: “Britania e Madhe është vendi i parë i Evropës që ka pasur një kryeministre grua. Është një nga shoqëritë më të hapur e tolerante të botës. Këtu nuk ka vlerë ngjyra e lëkurës, gjinia, raca, besimi fetar, ka vlerë talenti”.
Samia Oursana
Leggi l’articolo in italiano su italianipiu.it: Sajid Javid. È figlio di immigrati il ministro della cultura in U.K