Të moshuarit mbi 70 vjeç, që kanë rezidencën në Shqipëri pesë vjetët e fundit dhe që nuk plotësojnë kushtet e nevojshme për përftimin e një pensioni, nga 1 janari 2015 do të përfitojnë një pension social. Për vitin 2015 masa e tij do të jetë 6.646 Lek. Mes përfituesve edhe “të kthyer nga emigracioni që nuk kanë një historik të mjaftueshëm pune për të përfituar një pension nga skema e detyrueshme”, por të gjithë duhet të kenë 5 vjetët e fundit rezidencën në Shqipëri
Në prezantimin e reformës së sistemit të pensioneve në Shqipëri, pranverën e shkuar, ministri Veliaj është ndalur në mënyrë të veçantë te pensioni social, masë e re për Shqipërinë, për të ndihmuar kategorinë e atyre personave që janë mbi 70 vjeç, por që aktualisht nuk kanë asnjë të ardhur. “Sot kemi rreth 5 mijë vetë në këtë moshë, që nuk kanë asnjë të ardhur, të cilët do të përfitojnë pension social nga janari 2015”.
Praktikisht, të gjithë individët që nuk plotësojnë kushtet e nevojshme për përftimin e një pensioni, nga 1 janari 2015 do të përfitojnë një pension social. Masa e këtij pensioni do të jetë jo më e madhe sesa masa e pensionit të pjesshëm që arrihet nga skema kontributive. E thënë ndryshe, pensioni social do të jetë i barabartë me 15/35 të pensionit minimal plus kompensimet. Për vitin 2015 masa e tij do të jetë 6.646 Lek, dhe më pas kjo masë do indeksohet çdo vit me inflacionin. Ky pension do të jepet duke patur si kusht verifikimin e të ardhurave dhe do të financohet nga buxheti i shtetit.
Kushtet e përcaktuara për t’u kualifikuar për përfitimin e një pensioni social
Përfitues të pensionit social do të jenë ata individë, të cilët:
Kategoritë që mund të jenë përfituesit e pensionit social
Përfituesit e mundshëm të pensionit social do të jenë kategoritë e mëposhtme:
Kosto e mundshme e pensionive sociale e parashikuar nga qeveria
Duke qenë se pothuajse të gjithë individët e lindur ne periudhën 1945 deri në vitin 1961 e kanë plotësuar një periudhë minimale sigurimi prej 15 vjetësh për shkak të punësimit të plotë gjatë regjimit totalitar, atëherë mund të arrihet në përfundimin se deri në vitin 2030 numri i përfituesve të pensionit social do të jetë shumë i ulët.
Në këtë mënyrë, bazuar në disa supozime të mbështetura në konceptet e sipërpërmendura, janë bërë llogaritjet e numrit të përfituesve si edhe kostot e pensionit social deri në vitin 2080.
Në vitin 2015, supozohet se përfitues të pensionit social do të jenë rreth 4.900 vetë dhe shpenzimet për këtë pension do të jenë rreth 390 milionë Lek, ose 0,02% e PPB. Me daljen në pension e të gjithë individëve që kanë histori kontributive gjatë periudhës së komunizmit, do të rritet edhe numri i përfituesve të pensionit social. Kështu, në vitin 2030 përfituesit e pensionit social do të jenë rreth 12.000 individë dhe shpenzimet do të shkojnë në rreth 0,03% të PBB. Në vitin 2080, numri i përfituesve do të jetë rreth 125.000 individë dhe kosto rreth 0,07% e PBB.
Në variantin pesimist, ku numri i kontribuesve nuk rritet, numri i përfituesve të pensionit social është shumë më i lartë. Sidoqoftë, në dy dekadat e ardhshme numri i përfituesve do të jetë relativisht i ulët pasi të gjithë ata që plotësojnë kriterin e moshës për përfitimin e pensionit social e kanë historinë e nevojshme kontributive për përfitimin e një pensioni nga skema e detyrueshme. Diferenca vërehet në vitin 2030, ku në variantin pesimist numri i përfituesve është rreth 20000 dhe shpenzimet shkojnë në 0,05% të PBB. Në vitin2070, numri i përfituesve supozohet të shkojë në rreth 211.000 individë dhe kosto të jetë në mbi 0,12% të PBB.
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Tëitter)