Është ndaluar për kontroll në daljen Vasto Sud të autostradës A14
Romë, 29 gusht 2013 – Kishte 31 pako, me 33 kg marihuanë, të futura në bagazhin e Mercedesit Classe A. Këtë kanë zbuluar karabinierët gjatë një kontrolli rutinë në daljen Vasto Sud të autostradës A14 që kanë arrestuar shoferin, punëtorin Erjon Koroveshi, 33 vjeç prej vitesh rezident në San Salvo të provincës së Chietit.
Kur kanë ndaluar makinën për një kontroll dokumentesh, karabinierët kanë nisur të dyshojnë sepse makina dukej shumë e ulur në pjesën e pasme dhe për shkak të nervozizmit të 33-vjeçarit ndaj kanë i kërkuar të hapte bagazhin.
Kanë sekuestruar drogën e kanë shoqëruar Koroveshin në burgun e Vastos.