in

Agim “i artë”, por i errët dhe tragjik për emigrantët në Greqi

Neonazistët hyjnë në parlamentin grek. Në zgjedhjet e fundit, lëvizja e të djathtës ekstreme fiton një fetë të mirë të votave. Mes simpative naziste dhe frymës ksenofobe, propozon dëbimet në masë minimin e kufijve

Romë, 7 maj 2012 – Është Chrysi Avgi, “Agimi i Artë”, një nga triumfuesit e zgjedhjeve që kanë ndërruar hartën e pushtetit në Greqi. Forca e të djathtës ekstreme dhe ultranacionaliste ka fituar 7% të votave (tre vjet më parë kishte vetëm 0,23%) dhe do të përfaqësohet në Parlament nga rreth 20 deputetë.

Chrysi Avgi ka për simbol një meandër, dekorim të Greqisë së Lashtë që sjell ndërmend kryqin e thyer, por refuzon etiketën e “lëvizjes neonaziste”. Kur vitin 2010, udhëheqësi i saj Nikolas Mihaloliakos fitoi një vend në këshillin  komunal të Athinës u prezantua me përshëndetjen romake, në një tjetër rast quajti Hitlerin “personalitet të lartë të historisë”.

Programi me të cilin bindi zgjedhësit propozon mes të tjerash një linjë të ashpër kundër emigrantëve. Një recetë që përmban jo vetëm dëbimin e menjëhershëm të të gjithë klandestinëve por edhe vendosjen e minave tokësore përgjatë kufirit me Turqinë, një nga më të përdorurit për flukset e paligjshme.

Disa organizata humanitare kanë paditur në të shkuarën rrahjet e emigrantëve nga disa simpatizantë të partisë. Një nga kandidatët e “Agimit të Artë”, Epaminondas Anyfantis, është justifikuar: “Ne nuk bëjmë tjetër veçse mbrojmë grekët. Dhe, nëse duke mbrojtur grekët, ndonjë i huaj merr një shpullë apo një shkelm, besoj se kjo duhet futur në kontekstin e kësaj mbrojtjeje…”.

Diploma e Bossit. Prokuroria e Tiranës ngre çështje penale për faklsifikim të dokumenteve zyrtare

Si può rinnovare un permesso per attesa occupazione?