in

Agon Channel nën lupën e Report

Programi investigativ i kanalit RAI3 i të dielës 10 maj, ka trajtuar dy raste të veçanta mediash italiane. I pari tregonte problemet financiare të të përditshmes Unità e themeluar nga Antonio Gramsci që nxori numrin e saj të fundit më 31 korrik 2014.

I dyti ishte ai i Agon Channel, kanali i parë televiziv italian “i delokalizuar”, apo më mirë, i prodhuar në Shqipëri nga një sipërmarrës italian për publikun (dhe publicitetin) në Itali, që prej disa muajsh transmeton në kanalin 33 të rrjetit tokësor dixhital italian.

Themeluesi e pronari i kanalit është sipërmarrësi nga Roma Francesco Becchetti, i cili nga mesi i viteve 90 ka zbarkuar në Tiranë. Për ngritjen e një centrali energjetik e të një impianti për riciklimin e mbetjeve (Becchetti është nipi i Manlio Cerroni, “mbreti i plehrave”, njeriu që për tridhjetë vjet ka administruar vend-grumbullimin më të madh të mbetjeve urbane në Itali, atë të Malagrotta-s, në Romë, tashmë i pandeur në gjyq për menaxhimin e mbeturinave në Lazio). As njëri e as tjetri nuk u bë, të paktën deri tani. Por në vitin 2013 hapi Agon Channel për publikun shqiptar e dhjetorin e shkuar, pikërisht Agon Channel Italia, festa e inaugurimit të të cilit u bë në Milano me të ftuar nderi Nicole Kidman.

Në atë mbrëmje galà, Becchetti pohoi se ka investuar në këtë projekt 40 milionë euro, madje pa e pyetur kush, nxitoi të saktësonte “pa marrë borxh në banka”.

“Po ku e kanë burimin paratë që Becchetti investon në televizionin e tij?” ngre pyetjen Report, programi i drejtuar nga Milena Gabanelli. Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, gazetari Luca Chianca shkon në Tiranë e kërkon të mësojë diçka duke pyetur rreth Agon Channel jo vetëm ata që punojnë aty por edhe ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Gjiknuri, e kryeministrin Rama, këta të fundit lidhur me koncesionet që ka marrë nga qeveritë shqiptare në sektorin e energjetikës. Chianca takon në Romë edhe gazetarin Antonio Caprarica, drejtor i lajmeve në Agon për vetëm dy javë, dhe gazetarin Alessio Vinci, edhe ky tashmë ish drejtor lajmesh, por në Agon Channel Albania.

Ja çfarë del nga hulumtimi i Report:

Klaudia Pepa magjeps Massimo Ranierin e publikun (Video)

Shqipëria në Biennalen e Venecias me Trilogjinë e Armando Lulajt