in

Aksident në Aurelia. Vdes 38-vjeçari piagosen e shoqja dhe fëmijët

Nuri P., sipërmarrës ndërtimi në Viterbo, ka humbur jetën në një aksident rrugor teksa shkonte me familjen të kalonte festën e Ferragosto-s në plazh. Plagosen gruaja dhe dy fëmijët

Romë, 16 gusht 2012 – Ka përfunduar në tragjedi ajo që duhet të ishte një ditë e bukur feste e kaluar në plazh për një familje shqiptare rezidente në Viterbo.

Nuri P. 38 vjeç, sipërmarrës ndërtimi, bashkë me të shoqen Eliza dhe dy fëmijët e çiftit, djali 8 vjeç dhe vajza 5, kishin vendosur të kalonin kalonin 15 gushtin në plazh buzë detit Tirren, pak kilometra larg shtëpisë. Kishin ngarkuar makinën me panine, fruta, pije freskuese lodra për fëmijët e çadër plazhi dhe ishin nisur. Pe rrugës për në plazh tragjedia.

Makina Ford Focus e ngarë nga 38-vjeçari ka dalë nga rruga Aurelia bis që përshkonte në kilometrin 12 dhe është përmbysur në terrenin anash rrugës me rrotat në ajër.

E menjëhershme ndihma e shpejtë: zjarrfikës, ambulanca dhe karabinierë mbërritën në vendngjarje. Meqë llamarinat e makinës ishin mbledhur e vështirësonin shumë nxjerrjen e trupave jashtë, dhe me të parë që për Nuriun nuk mund të bëhej asgjë sepse ndërkohë kishte ndërruar jetë, përpjekjet e para u përqendruan te fëmijët e gruaja. Djali dhe e shoqja u dërguan në spital në gjendje shock-u por pa ndonjë plagosje të rëndë fizike, ndërsa vajza 5-vjeçare u shtrua në spital me kodin e kuq (më i rëndi në repartin e Ndihmës së Shpejtë) pasi ndiente dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit.

Sanatoria{br}Nga 9 gushti është në fuqi dekreti

Hiqej si grek. Në burg zbulohet identiteti i vërtetë i të kërkuarit shqiptar