in

Sanatoria{br}Nga 9 gushti është në fuqi dekreti

Sanksione më të rënda për ata që punësojnë të huaj të parregullt, mundësi paditjeje të shfrytëzimit të rëndë kundrejt një lejeqëndrimi për mbrojtje humanitare dhe çka është më e rëndësishme një “fazë kalimtare” për legalizimin e marrëdhënieve të punës së parregullt. Me fjalë të tjera, nga dje dekreti që parashikon sanatoren është në fuqi

Romë, 10 gusht 2012 – Nga dita e djeshme, 9 gusht, ka hyrë në fuqi dekreti i sanatores për të cilën do të aplikohet nga 15 shtatori deri më 15 tetor 2012. Me thënë të vërtetën, nuk ndryshon asgjë nga ato që kemi shkruar deri më tani për sanatoren, me përjashtim të faktit që data 9 gusht përcakton edhe datën përpara të cilës duhet të ketë nisur marrëdhënia e punës që do të mund të legalizhet: në fakt dekreti flet qart, “do të legalizohen marrëdhënie pune me të huaj të parregullt që kanë nisur të paktën tre muaj përpara datës së ardhjes në fuqi të dekretit”. Pra marrëdhëniet e punës që do të mund të legalizohen janë ato që kanë nisur para datës 9 maj 2012.

Ai çka pritet me padurim është dekreti ndërministror që duhet të dalë brenda muajit gusht, me të cilin do të përcaktohen me detaje procedurat e aplikimit për legalizimin e punonjësve të huaj (që mund të jetë telematik), derdhjen e kontributit forfetar, caqet e të ardhurave të punëdhënësve, ndonjë sqarim më shumë për dokumentin me të cilin do të mund të dëshmohet prania e të huajve në Itali prej 31 dhjetorit 2011, mënyra e derdhjes së kontributeve dhe taksave për të paktën gjashtë muaj (e veçanërisht kur do të nisin të numërohen këta gjashtë muaj) para nënshkrimit të kontratës së qëndrimit në Sportelin Unik siç thuhet në dekretin e ardhur në fuqi dje.

Të tjerat janë gjëra të thëna e të përsëritura tashmë: me ardhjen në fuqi të dekretit legjislativ të 16 korrikut 2012, nr. 109, “Aktualizim i direktivës 2009/52/BE që sjell normat minimale lidhur me sanksionet e masat ndaj punëdhënësve që marrin në punë punonjës të vendeve të treta pa qëndrim të rregullt” ashpërsohen dënimet e masat ndaj punëdhënësve të të huajve të parregullt sipas direktivave europiane në këtë drejtim. Kështu për shembull, veç gjobave dhe heqjes së lirisë, të parashikuara edhe më parë për këta punëdhënës, tani ata që janë dënuar (edhe jo përfundimisht) për këtë vepër penale nuk do të mund të sjellin në Itali punonjës të huaj me flukset, pra përjashtohen nga e drejta e përfitimit të kuotave. Për më tepër, duhet të paguajnë një gjobë të re sa “kostoja mesatare e riatdhesimit të punonjësit të huaj të marrë në punë në mënyrë të parregullt”.

Me dekretin legjislativ shtohet një rrethanë rënduese për rastet e shfrytëzimit të veçantë të punonjësve të huaj të parregullt. Dënimet rriten me një të tretën deri me gjysmën nëse punonjësit e parregullt janë më shumë se tre, nëse janë të mitur me moshë nën 16 vjeç ose nëse detyrohen të punojnë në “kushte rreziku të rëndë”, duke mbajtur parasysh “karakteristikat e detyrave që kryhen dhe kushtet e punës”. Dhe vetëm në këto raste të fundit, me propozim ose me mendim të favorshëm të Prokurorisë, nëse punonjësi do të padisë punëdhënësin dhe do të bashkëpunojë gjatë procesit, ai do të mund të marrë një leje qëndrimi për motive humanitare.

Që të shpëtojnë nga të gjitha sanksionet e mësipërme, punëdhënësit, qofshin ata ndërmarrje apo familje, kanë një mundësi: të përfitojnë nga brezi i shpëtimit që përmbahet duke paraqitur një deklaratë legalizimi të marrëdhënies së punës nga 15 shtatori deri më 15 tetor 2012.

Shqiptariiitalise.com do të vazhdojë ta ndjekë sanatoren në çdo hap. Në “Speciale Sanatoria 2012” do të gjeni dekretin ndërministror, rregullore e qarkore të mundshme dhe përgjigjet e ekpsertëve mbi çdo aspekt të kësaj sanatoreje.

Keti Biçoku

 

I hidhte benzinë zjarrit, arrestohet 48 vjeçarja Lindita P.

Aksident në Aurelia. Vdes 38-vjeçari piagosen e shoqja dhe fëmijët