in

Aksident në punë. Bie nga shtatë metra lartësi, në gjendje të rëndë 35-vjeçari

Elton Vasha, rezident në Portogruaro të Venecias ka pësuar një aksident në punë. Nuk rrezikon jetën por gjithsesi ka trauma të rënda në gjoks dhe disa fraktura

Romë, 21 mars 2013 – Një fatkeqësi e rëndë në vendin e punës ka ndodhur paraditen e të martës (19 mars) në Alba Servizi, ndërmarrje në zonën industriale të Fossalta-s. Një nga pronarët e drejtuesit e ndërmarrjes, Elton Vasha, 35 vjeçar nga Durrësi, prej vitesh rezident në Portogruaro të Venecias ka rënë nga çatia e një kapanoni, ku po bënte fotografi të nevojshme për ristrukturimin.

Çatia është shembur dhe Vasha ka rënë nga 7 metra lartësi. Ai është çuar menjëherë me helikopter në spitalin Dell’Angelo të Mestres ku mjekët janë shprehur se nuk rrezikon jetën, edhe pse ka marrë fraktura dhe trauma të rënda në gjoks.

Sekuestrohet një ton marijuanë. Arrestohen 10 persona në Itali e Shqipëri

Studentët e huaj. Nisin regjistrimet në vendlindje