Besnik Nallbani, 51 vjeç, rezident në Chiari është përplasur me veturën e tij Volkswagen Polo me një kamion të ndalur buzë rruge
Aksidenti rrugor ndodhur të mërkurën në mëngjes rreth orës 6 në rrugën Serenissima që të çon nga Soncino në Ticengo. Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes nga policia rrugore e Cremas, për arsye ende të panjohura, makina e Nallbanit është përplasur me një kamion të drejtuar nga një 36-vjeçar moldav, rezident në Crema, që kishte ndaluar buzë rrugë për një defekt motori.
Kur në vendngjarje ka mbërritur ndihma e shpejtë, për Besnik Nallbanin nuk mund të bëhej më asgjë.