in

Aksident rrugor. Humbasin jetën dy të rinj shqiptarë

Aksidenti i mbrëmshëm në Roncade, pak para mesnate, u ka marrë jetën dy të rinjve Shyti e Kolpepaj që udhëtonin me motocikletë

Romë, 28 shtator 2011 – Kanë marrë një kthesë me shpejtësi e motori e tyre ka dalë nga rruga duke u përplasur pas një muri çimentoje. Kështu kanë humbur jetën mbrëmë rreth orës 23.30 në Roncade të Trevisos dy të rinj shqiptarë, Nikolin Shyti 22 vjeç dhe Arbër Kolpepaj 24 vjeç.

Motorin, një Yamaha të shkatërruar nga aksidenti, e ngiste më i riu prej djemve, rezident në San Candido në provincën e Bolzanos, ndërsa shoku i tij Kolpepaj, rezident në Shqipëri e i ardhur në Itali për pushime ishte i ulur mbrapa.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga policia rrugore, djemtë po merrnin një kthesë djathtas me shpejtësi të lartë kur motori u ka dalë nga kontrolli, ka dalë nga rruga dhe është përplasur keq pas një muri çimentoje. Djemtë kanë humbur jetën menjëherë.

Vendas dhe automobilistë të tjerë të gjendur në vendngjarje janë përpjekur t-u japin ndihmën e shpejtë por pa asnjë rezultat. Edhe personeli mjekësor, nuk ka mundur të bëjë tjetër veçse të konstatojë vdekjen e të rinjve.

 

Shqipëria në Venedik

Kur legistët e fshatit diskriminojnë dhe shqetësojnë amerikanët …