Në një aksident të rëndë në A1 në provincën e Parmës kanë vdekur tre vetë e tetë të tjerë janë plagosur
Fiorentina Zoto, 27 vjeç, që udhëtonte me një Opel Corsa dhe dy të moshuar nga Caltagirone, Giacomo Carrera, 72 vjeç e Concetta Aleo, 71, që udhëtonin me një Alfa 147 kanë gjetur vdekjen në një aksident që ka ngjarë në A1.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, Opel i ngarë nga 27 vjeçarja shqiptare ka dalë nga kontrolli teksa kalonte në një mbikalim të A1-s, ka çarë rrjetën mbrojtëse e ka përfunduar poshtë duke u përplasur me Alfën e dy të moshuarve. Kan vdekur menjëherë të tre. Bëhet e ditur se në aksident kanë mbetur të plagosur lehtë edhe tetë persona të tjerë.