in

Altin Hoxha “syakulli” kthehet sërish në Itali

Ekstradohet në Itali ‘burri me sy të akullt’, i famshëm për arratisjen e tij nga burgu Regina Coeli i Romës, i arrestuar në Shqipëri

Mbërrin sërish në Itali, këtë herë në pranga, Ali Islamaj, i njohur në Itali me emrin in Altin Hoxha. 28 vjeçari shqiptar bëri bujë me arratisjen e tij në janar të këtij viti nga burgu Regina Coeli, në qendër të Romës. Pas sharrimit të hekurave të dritares, i burgosuri shqiptar kishte zbritur në oborr të burgut dhe me pas pati kapërcyer murin rrethues në një pikë ku nuk ka pasur roje. Ai kishte përdorur thjesht çarçafët si litarë dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në atë kohë dëshmuan një arratisje fare të lehtë, duke shkaktuar polemika të mëdha e duke u kthyer në një makth të vërtetë për forcat e rendit.

Altin Hoxha konsiderohet si person me rrezikshëmri të lartë në Itali. Për shkak të egërsisë dhe ftohtësisë me të cilën kryente vjedhjet në Itali e për shkak të ngjyrës së syve, njihej me nofkën ‘burri me sy të akullt’. Gjykata e Penale e Romës kishte lëshuar për të një urdhër arresti ndërkombëtar pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 persona të tjerë, shqiptarë të arrestuar nga policia, kishte kryer më shumë se 50 grabitje me dhunë të vilave luksoze në qytete të ndryshme të Italisë. Sipas hetuesve vjedhjet e para të kësaj bande kanë nisur në maj të vitit 2010 dhe janë karakterizuar nga metoda të ashpra kundër pronarëve të vilave. Viktimat, pasi u merreshin paratë rriheshin rëndë dhe kërcënoheshin me armë. Më 19 janar të vitit të 2011 në lokalitetin Brufa të Perugias u grabit edhe trajneri Cosmi. Pikërisht ndihma e tij kanë qenë e vyer për hetuesit, sepse trajneri kishte dhënë elementë me vlerë mbi fizionominë e personave që e kishin vjedhur, dhe veçanërisht për Altin Hoxhën. 

Por kalojnë gati dy muaj e gjysmë përpara se ai të kapej në një fshat të vogël të Vlorës.  Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit mes skuadrës speciale të Romës dhe Interpol Tiranës. I kërkuar me emrin Altin Hoxha, me të cilin e njihte drejtësia italiane, u arrestua me emrin Ali Sinan Islamaj (që me sa duket është edhe emri i vërtetë i tij), i lindur në fshatin Drashovicë të Rrethit Vlorë . Pas masës së “burgut pa afat” të dhënë nga Gjykata e Vlorës, autorizohet ekstradimi i tij dhe transferimi në Itali.

Aksidenti i Himarës. Del nga koma Eriselda Gubere

Garë solidariteti për Alketin – Mblidhen 6.700 euro për dy ditë