in

Aleanca Kuq e Zi: “Jo regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare”

Tiranë, 19 mars 2011 – Aleanca Kuq e Zi, e krijuar për mbrojtjen e kushtetutës, e kthyer në simbol rezistence për çështjen kombëtare, organizoi sot në Tiranë një tryezë të rrumbullakët me kordinatorët e saj për të miratuar strategjinë, plan-veprimin dhe faqen e saj të internetit.

Gjatë këtij aktiviteti, historiani Pëllumb Xhufi diskutoi mbi faktet historike për çështjen e regjistrimit të popullisë mbi bazë etnike dhe fetare, duke u shprehur se “problemi i minoriteteve në Shqipëri është trajtuar  dhe zgjidhur që në vitn 1921 duke u saktësuar se janë dy lloj minoritetesh, grek dhe malazez” dhe shtoi se “regjistrimi i popullsisë duhet të bëhet, por duke u bazuar në regjistrat dhe të dhënat e mëparshme”.

Sipas Xhufit, “regjistrimi i popullisisë po trajtohet në forma dhe çështje të ndryshme”. Ai nënvizoi se “kur flasim për të drejtat e minoritetit, nuk flasim për vetëpërcaktime të minoriteteve, pasi këtë nuk e përmban asnjë konventë ndërkombëtare”.

“Nuk mund të vetëshpallesh minoritar. Çështja e kombësisë është një çështje fakti, nuk është një çështje të drejte siç është trajtuar tek ne. Deklarimi për regjistrim duhet bërë në bazë objektive dhe jo subjektive”, përfundoi historiani Pëllumb Xhufi, pasi foli për rrezikun e kthimit të vetë shqiptarëve në minoritet, nëse regjistrimi bëhet verte mbi baza etnike dhe fetare të vetëdeklaruara.

Gjatë tryezës së zhvilluar, përfaqësues të administratës shpallën objektivat afatmesme të punës, një prej të cilave është edhe plotësimi i peticionit jo më me 20 mijë firma por me 50 mijë firma, të mbledhura kudo ku ka shqiptarë, me qëllimin për të ndalur regjistrimin e popullsisë mbi bazën e vetë deklarimit të kombësisë. Aleanca Kuq e Zi ka tashmë edhe faqet e saj internet me adresë www.aleancakuqezi.org. Aty do të botohen të gjitha aktivitetet, analizat, diskutimet dhe çdo debat që ka të bëjë me regjistrimin e popullsisë.

Veronesi: “Italia duhet të rishqyrtojë planet e saj bërthamore”

Përpiqet të korruptojë karabinierët, arrestohet