in

Aleanca Kuq e Zi{br}Një komb, një pasaportë

Nisma e re e ndërmarrë nga Aleanca Kuq e Zi për njohjen e shtetësisë shqiptare të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, Serbi apo në diasporë

Tiranë 28 qershor 2011 – Aleanca Kuq e Zi i kërkon parlamentit shqiptar ndryshimin e menjëhershëm të kushtetutës së vitit 1998 në dispozitat që parashikojnë njohjen e shtetësisë shqiptare. Ajo kërkon me forcë dhënien e pasaportave shqiptare çdo qytetari me origjine dhe kombësi shqiptare kudo që jeton: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, Serbi apo në diasporë.

Iniciativa e re e Aleancës u prezantua sot paradite para parlamentit, ku mbështetësit e saj ishin mbledhur “për t’i bërë thirrje kuvendit të Shqipërisë të votojë urgjentisht kundër projekt ligjit Pollo, mbi regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike e fetare, dhe të votojë pro vullnetin e popullit”.

Ja deklarata e saj e plotë:

Të gjithë shqiptarëve kudo që janë një pasaportë kuqezi

Aleanca Kuq e Zi deklaron se është detyrim i shtetit amë të pajisë me pasaportë shqiptare, çdo qytetar që jeton brenda dhe jashtë kufijve të vendit, të cilët kanë kombësinë shqiptare, ashtu siç veprojnë grekët me homogjenët, serbet me shqiptarët e Kosovës, Bullgaria me maqedonasit, vende të cilat janë dhe anëtare të Bashkimit Europian.

Në këto kushte edhe Shqipëria duhet të aplikojë këto standarde dhe të respektojë bashkëkombasit e vet. Është e turpshme që një shqiptar i Kosovës pajiset me pasaportë serbe brenda tre ditësh, ndërsa nuk i mundësohet marrja e pasaportës shqiptare.

Me slloganin “Një komb një pasaportë”, Aleanca Kuq e Zi do të ndërmarrë këta hapa për të mundësuar pajisjen me pasaportë shqiptare:

1.  Nënshkrimin e një peticioni në çdo trevë shqiptare për të pajisur me pasaportë të shtetit amë çdo person që jeton brenda dhe jashtë kufijve, që ka kombësi shqiptare;

2.  Kërkesën për ndryshime kushtetuese, dhe futjen e regjimit të ri juridik për marrjen dhe lënien e shtetësise shqiptare;

3.  Respektimin e standardeve të Brukselit për pasaportat e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, duke mos u dhënë të drejtën e votës.

 

Lega: “RAT, testimonianza di ciò che voliamo: integrazione e rispetto per l’Italia e il paese d’origine”

Alban Ikonomi presenta a Udine il suo “Romanzo Breve”