in

Altini, viktimë në vendin e punës, protagonist i romanit “L’uomo che manca”

Më 21 tetor del në treg “L’uomo che manca”, romani i fundit i Giovanni Dozzinit që ka në qendër historinë e një shqiptari që humbet jetën në punë

Romë 2 tetor 2011 – “L’uomo che manca” (Njeriu që mungon) është titulli i romanit të Giovanni Dozzinit, botuar nga shtëpia botuese Lantana që do të dalë në librari më 21 tetor. Romani trajton temën delikate të të ashtuquajturave “vdekje të bardha”. Flet për viktimat në vendin e punës, që shpesh trajtohen thjesht si statistika, por që në të vërtetë janë persona të rinj, që lënë pas familje. Dhe jo rrallë janë të huaj, imigrantë, që vijnë në Itali për të siguruar një të ardhme për veten e për familjen, por që papritur diçka u shkon ters pikërisht kur gjejnë edhe punë. Mjafton një çast e ëndrrat e tyre shkatërrohen.

Romani i Dozzinit ka për protagonist një shqiptar, Altinin që bie nga vinçi mbi një shtyllë që i përshkon trupin tej e përtej. Në një sallë rianimacioni Altini nis luftën e tij për mbijetesë. Rreth tij sillen pak personazhe, që në një mënyrë apo një tjetër varen nga fati i tij. E shoqja, Jonilda që nuk do t’i largohet një çast spitalit, me të birin Igli. Por edhe avokati i ri e cinik që mbron interesat e ndërmarrjes së ndërtimit ku punonte Altini. Edhe Marta, doktoresha e zellshme dhe e trishtuar sepse e di që nuk mund të bëjë asgjë.

Giovanni Dozzini, autori i romanit 33 vjeç është gazetar në Perugia. Është autor i romanit “Il cinese della piazza del pino”, dhe ka botuar tregime të ndryshme në “Corriere dell’Umbria”, “Coolibri” dhe në antologjinë e tregimeve peruxhine.

Arvizu: “Ju falënderojmë që na keni bërë pjesë tuajën”

Kam lejeqëndrim CE të lëshuar nga një shtet tjetër, mund të vij e të punoj në Itali?