in

Ambasada e SHBA-së: Viza trevjeçare për studime, turizëm dhe biznes

Mbeten të njëjta kriteret për marrjen e vizave jo-emigruaese, por trefishohet kohëzgjatja e vlefshmërisë së tyre për qytetarët shqiptarë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu deklaroi të enjten në një intervistë televizive se, vizat amerikane për shqiptarët do të kenë një vlefshmëri prej 3 vjetësh. “Vizat më popullore zgjaten në 3 vjet; kjo gjë është në të mirë të njerëzve, u kursen kohë dhe para”, u shpreh ambasadori Arvizu, i cili shtoi  se, “kemi një politikë të re që do të zbatohet për vizat”. “Shqiptarët që kualifikohen për marrjen e vizës së vizitorit, duke nisur nga 19 dhjetori 2014, do të kenë mundësinë ta kenë atë për tre vjet”, tha Arvizu.

Arvizu deklaroi se ky është një hap i rëndësishëm dhe duhet që të vlerësohet. Përsa i përket liberalizimit të plotë të vizave, ambasadori Arvizu tha se, është ende herët dhe duhet shumë punë. Në këtë listë bëjnë pjesë një grup shumë i vogël vendesh. Në SHBA mund të shkojnë pa viza shtetasit e vetëm 35 vendeve, tha Arvizu.

Sot mbërrin edhe konfirmimi nga ambasada amerikane në Tiranë me anë të një komunikate shtypi: Nga sot vizat për studime, turizëm dhe biznes, për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që kualifikohen, do të jenë 3-vjeçare.

Sipas ambasadës amerikane, kjo do të thotë që “nëse ju konsideroheni të kualifikuar dhe merrni një vizë për të vizituar Shtetet e Bashkuara, viza juaj do të jetë e vlefshme për 3 vjet në vend të një viti. Kjo periudhë e re vlefshmërie  do t’u lehtësojë gjërat shqiptarëve, të cilët bëjnë pushimet, studiojnë, bëjnë biznes apo vizitojnë familjet e tyre në Shtetet e Bashkuara vazhdimisht”.

“Është e rëndësishme të theksohet – përfundon komunikata – se kualifikimet për marrjen e një vize nuk kanë ndryshuar: çdo aplikant duhet të tregojë se do e përdorë vizën ashtu si duhet dhe nuk synon të emigrojë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara”.

“Azil në Gjermani”, qindra vetë dynden në portin e Vlorës

Arrestohet Bledar Pajana, “mbreti i kokainës” në Evropë