Ambasada pohon se vendimi i qeverise nuk do te ndikoje ne miqesine e mbeshtetjen amerikane ndaj vendit tone: “Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një miqësi të fortë dhe jetëgjatë. Ne vazhdojmë të mbështesim qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më demokratike”
Tirane, 15 nentor 2013 – Ambasada amerikane në Tiranë sapo dha një deklaratë për mediat me të cilën pohon se ShBA e respektojnë vendimin e Kryeministrit per refuzimin e kerkeses per shkaterrimin ne Shqiperi te armeve siriane: “Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë faktin që Qeveria e Shqipërisë e shqyrtoi seriozisht mbështetjen e përpjekjes ndërkombëtare për të eliminuar materialet luftarake kimike të Sirisë në mënyrë të sigurtë” thuhet në deklaratë.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët si dhe me ONAK dhe Kombet e Bashkuara për të siguruar eliminimin e programit të armëve kimike të Sirisë. Mbetemi besimplotë se do ta përfundojmë eliminimin e programit brenda afatit për të cilin është rënë dakord” thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Tiranë.
“Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një miqësi të fortë dhe jetëgjatë. Ne vazhdojmë të mbështesim qeverinë dhe popullin e Shqipërisë teksa punojnë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më demokratike”, përfundon deklarata e ambasadës.