in

Ambasada nderon dhjetë shqiptarë të Italisë. Dhe Shqiptarin e Italisë

Në pritjen e dhënë për 99-vjetorin e Pavarësisë, Ambasada shqiptare në Romë përkujtoi edhe 20 vjetorin e emigracionit shqiptar në Itali. Ajo ndau dymbëdhjetë certifikata mirënjohjeje për “promovimin e imazhit të shqiptarëve dhe Shqipërisë, të kulturës, artit, gjuhës dhe trashëgimisë shqiptare” për dhjetë shqiptarë e dy arbëreshë. Ndër të përzgjedhurit e Ambasadës edhe portali Shqiptari i Italisë

Romë, 6 dhjetor 2011 – Si çdo vit, edhe këtë 28 nëntor, veç festave të organizuara nga komuniteti shqiptar në qytete të ndryshme të Italisë, edhe Ambasada e Shqipërisë në Romë organizoi pritjen festive. Ishin të pranishëm miq italianë dhe shqiptarë, politikanë të njohur, zyrtarë të lartë të institucioneve italiane, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Romë dhe disa ministra kosovarë, ambasadorë dhe përfaqësues të trupave diplomatikë të vendeve të ndryshme të akredituar në Romë dhe pranë agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara me bazë në Romë.

Veçantia e këtij viti ishte përkimi me 20 vjetorin e emigracionit shqiptar në Itali, gjë që nuk u anashkalua nga Ambasada. Me këtë rast, në fjalën e tij, Ambasadori Llesh Kola, pasi foli për integrimin e komunitetit shqiptar, shprehu mirënjohjen “ndaj të gjithë shqiptarëve dhe arbëreshëve për kontributin e tyre në promovimin e vlerave të spikatura të komunitetit shqiptar, promovimin e imazhit të shqiptarëve dhe Shqipërisë, promovimin e kulturës, artit, gjuhës dhe trashëgimisë shqiptare”.

Për herë të parë në këta njëzet vjet, Ambasada kish menduar të vlerësonte me “Certifikatë Mirënjohjeje” dymbëdhjetë subjekte, mes shqiptarëve, arbëreshëve, shoqatave dhe mediave, për kontributin kontributin e tyre të vyer në fushat përkatëse për promovimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Mes fituesve edhe gazeta Shqiptariiitalise.com për “kontributin e shquar në informimin dhe promovimin e vlerave të spikatura të komunitetit shqiptar e më gjerë, si dhe të kulturës, artit dhe traditave shqiptare në Itali” siç thuhet në motivacionin e certifikatës.

Të vlerësuarit me certifikatën e mirënjohjes janë:
 
Gazeta “Shqiptari i Italisë”,
Kryetari i Bashkisë arbëreshe të Vaccarizzo Albanese, Aldo Marino,
Profesori i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe, Francesco Altimari,
Patriotja Vitore Leka Stefa,
Violinistja dhe Ambasadore e FAO-s, Anyla Kraja,
Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në Bashkinë e Romës, Edmond Godo,
Regjisori dhe aktori Edmond Budina,
Sociologu dhe publicisti Rando Devole, 
Sipërmarrësi Eduard Ndocaj,
Futbollisti Erion Bogdani.
 

 
 

Shqiptarët e Italisë nderojnë Reshat Arbanën me Çmimin Skënderbeu

Il giorno degli sciacalli