in

Ambasadori i ShBA-së në Tiranë: “Qeveria ndërrohet me zgjedhje jo me manifestime”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, në një intervistë për Zërin e Amerikës analizon situatën e sotme politike në vend. Mbi të gjitha thekson se Shqipëria është vend demokratik.  Për ambasadorin, ajo “ka institucione demokratike. Atyre u duhet dhënë hapësirë që të punojnë”.

Ai pohon mbështetjen që ShBA i jep Prokurorisë së përgjithshme duke njohur atë si të vetmin institucion për kryerjen e “hetimeve të vërteta”. “Prokurorja e Përgjithshme gëzon mbështetjen tonë të plotë dhe ne jemi të angazhuar të punojmë me të. Për mua kjo tregon se ne nuk mbajmë anë. Ne nuk mbajmë as anën e qeverisë dhe as të opozitës” thekson ai.

Ambasadori shprehet i shqetësuar për korrupsionin që sipas tij “është një problem i shqiptarëve dhe jo i qeverisë shqiptare. Është një problem i përhapur në shoqërinë shqiptare”.

Së fundi ambasadori shprehet i bindur për faktin që si vend ligjor, Shqipëria mund të ndryshojë qeverisjen e saj vetëm me zgjedhje: “Çdo demokraci funksionale ka mekanizma kushtetuese për ndryshimet në qeverisje. Kjo është mënyra e vetme me të cilat mund të lulëzojnë demokracitë. Sot në Shqipëri, ekziston një sistem dhe sistemi parashikon zgjedhje vendore në muajin maj si dhe zgjedhje parlamentare në vitin 2013”. Për më tepër zgjidhjen e situatës së tanishme politike duhet ta gjejnë vetë eksponentët shqiptarë ndaj ai e mbyll intervistën duke thënë “Kam parë disa propozime që kërkojnë zgjedhje të reja, qeveri të përkohshme, dorëheqjen e kryeministrit, vëzhgues të OKB-së. Më vjen keq, por Shqipëria nuk është protektorat i Kombeve të Bashkuara. Dhe këtu kthehem tek ajo që thashë në fillim se Shqipëria nuk është një shtet i dështuar. Ajo është një demokraci funksionale, por që ka disa probleme dhe të meta përsa i përket zbatimit të ligjit. Unë flas në emër të Shteteve të Bashkuara, por besoj edhe komuniteti ndërkombëtar do të japë mbështetje të plotë për të garantuar se zgjedhjet e tjera, ato në maj të këtij viti dhe zgjedhjet parlamentare në vitin 2013, do të jenë më të mira se ato të zhvilluara në qershor 2009. Kështu duhet të funksionojnë gjërat”.

Lexo intervistën të plotë në Zëri i Amerikës

Sanremo: Dorina Leka do të këndojë në duet me Tatangelo

Qebap e sushi ndër ushqimet e përditshme të italianëve