in

Ambasadori suedez në Kukës: “Fluksi i azilkërkuesve, shqetësues”

Qytetarët shqiptarë bëjnë mirë të mendohen para se të marrin rrugën për të kërkuar azil politik, duke harxhuar paratë dhe pasuritë e tyre. Nuk u japim azil politik, nuk vijnë nga një vend në luftë”

Tiranë, 28 prill 2015 – Ambasadori i Suedisë në Tiranë, Patrick Svensson shprehu shqetësimin e qeverisë së tij për fluksin në rritje të azilkërkuesve. “Autoritetet suedeze janë të shqetësuara për këtë fluks azilkërkuesish, jo vetëm nga Shqiperia por edhe nga vendet e luftës”, tha Svensson nga Kukësi, një ndër qarqet më të prekura nga fenomeni i mërgimit.

Ambasadori Svenson theksoi se, “Kërkesat për azil pranohen vetëm për ata persona që ndiqen, persekutohen në vendlindje, për shkak të konfklikteve. Prandaj, është e kotë që shqiptarët të kerkojnë azil pasi Shqipëria nuk është në luftë. Qytetarët shqiptarë bëjnë mirë të mendohen para se të marrin rrugën për të kërkuar azil politik, duke harxhuar paratë dhe pasuritë e tyre. Nuk u japim azil politik, nuk vijnë nga një vend në luftë tha ambasadori suedez.

Nga ana tjetër, Ambasadori kërkoi që qeveria shqiptare të mbrojë qytetarët e vet dhe t’i informojë ata. “Qeveria duhet të informojë shtetasit e vet mbi lëvizjen e lirë, të mos abuzohet me këtë pasi është shumë i rëndësishëm zbatimi korrekt i kritereve që u lejojnë shqiptarëve të lëvizin pa vizë”, theksoi ambasadori suedez.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Edhe të huajt mund të bëhen mësues zëvendësues në shkollat italiane

Vala e azilkërkuesve shqiptarë. Pse qeveria nuk mund të fshihet pas gishtit