in

Amber Light, operacioni evropian i policisë në kërkim të migrantëve të parregullt

Në prill kontrolle të shtuara në aeroporte. Kërkohen të ashtuquajturit overstayer, qytetarë të huaj që qëndrojnë në Evropë edhe pas skadimit të vizës së hyrjes

Romë, 26 mars 2015 – Kush janë migrantët e parregullt? Imazhet e lajmet e zbarkimeve në brigjet e Italisë krijojnë përshtypjen se ata mbërrijnë të gjithë në mënyrë klandestine, përmes kanaleve të trafikantëve të njerëzve. Por e vërteta është ndryshe. Pjesa më e madhe e imigrantëve të parregullt në Itali e Evropë kanë hyrë në mënyrë të rregullt, shpesh falë një vize për qëndrime afatshkurtra, por kur kjo skadon nuk kthehen në atdhe por qëndrojnë në pritje të një sanatoreje apo dekreti fluksesh për të marrë një document qëndrimi.

Këta quhen overstayer dhe tani një operacion mbarevropian policie do të përpiqet të zbulojë ndërsa përpiqen të kthehen në vendlindje nga një shtet i ndryshëm nga ku kanë hyrë me shpresë që të mos sanksionohen.

Operacioni quhet Amber Light 2015 dhe u është propozuar vendeve Schengen nga qeveria e Letonisë që ka presidencën e radhës të këshillit Evropian. Kontrollet – nga sa lexohet në një document të rezervuar të zbuluar nga organizata joqeveritare Statëatch – do të përqendrohen në aeroporte, por nëse do ta kërkojë shumica e vendeve të përfshira, mund të shtrihen edhe në kufijtë detarë e tokësorë. Periudha e zgjedhur është apo e Pashkëve, nga 1 deri më 14  prill, kur pritet të intensifikohen nisjet, por në dokument parashikohet në alternative edhe harku kohor 18-30 prill.

Zyrtarisht, Amber Light duhet të shërbejë vetëm për të mbledhur shifra mbi përmasat e dukurisë së overstayer-ve, rrugët që ndjekin për t’iu shmangur kontrolleve, dhe mbi përdorimin e dokumenteve të rreme, por është afërmendsh që kush do të zbulohet, për shembull në një aeroport italian, do të sanksionohet. Do t’i jepet masa e dëbimit që do t’ia bëjë të pamundur të huajit hyrjen në BE për disa vjet rresht.

Amber Light pason një tjetër operacion të përbashkët evropian kundër imigrantëve të parregullt, Mos Maiorum, që u krye tetorin e shkuar. Atëherë u ndaluan nga policia mëse njëzetmijë persona.                     

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Politica e questione morale in Albania

Nga shtëpia-muze e Ibrahim Kodrës te varri i Aleksandër Moisiut