in

Anbeta, sërish protagoniste në Sferisterio të Maceratës

Për të tretën verë, Anbeta kthehet në skenën madhështore të Sferisterios së Maceratës me pjesëmarrjen në një pjesë lirike

Romë 19 korrik 2010 – Pas pjesëmarrjes në operën Macbeth në vitin 2007 dhe Carmen në vitin 2008, Anbeta kthehet sërish në Sferisterion e Maceratës. Balerina e njohur shqiptare do të ngjitet në skenën madhështore më 31 korrik si soliste e pjesës “I lombardi alla prima crociata”, me koreografi të Gheorghe Iancut dhe regji, skenografi dhe kostume të Pier Luigi Pizzi-t.

Ndërsa të enjten më 22 korrik, do të marrë pjesë si e ftuar në “Giffoni Film Festival 2010” që si çdo vit zhvillohet në Giffoni Valle Piana të Salernos. Mbrëmja e 22 korrikut i dedikohet baletit dhe të ftuarit e nderit do të jenë Carla Fracci, Anbeta Toromani dhe balerini i parë i Teatrit San Carlo të Napolit, Alessandro Macario.

Lexo edhe: Anbeta, kjo shtrigë engjëllore

 

Aldo Moro, 55 ditët që tronditën Italinë

Ç’fjalë të sjellin ndërmend Italinë? Lejeqëndrim dhe racizëm