in

Anila Bitri, ambasadorja e re e Shqipërisë në Itali

Presidenti Nishani ka dekretuar emërimin e saj

Anila Bitri, ambasadorja e re e Shqipërisë në ItaliAnila Bitri, Drejtoreshë e Akademisë Diplomatike në Ministrinë e Jashtme është ambasadorja e re e Shqipërisë në Itali, që zëvendëson Neritan Cekën, dekreti i shkarkimit të të cilit u firmos nga presidenti në fillim të janarit. Anila Bitri “emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Italisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maltës, në Republikën e San Marinos dhe pranë Organizatës Ndërkombëtare të Bujqësisë dhe Ushqimit “FAO”, jorezident” lexohet në dekretin e Presidentit Nishani të 8 shkurtit 2016.

Anila Bitri është 52 vjeç. Kreu studimet në Universitetin e Tiranës për Histori dhe Gjuhë Spanjolle. Ka qenë pedagoge e Historisë së Mesjetës në Universitet dhe është doktoruar në Marrëdhëniet Shqiptaro-Spanjolle të Mesjetës në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin e Granadës në Spanjë.

Në vitin 2002 ka qenë konsulle e Nderit e Spanjës dhe në përfundim të mandatit u dekorua nga mbreti Huan Karlos për shërbimet ndaj shtetit spanjoll.

Më pas u emërua ambasadore e Shqipërisë në Spanjë dhe deri më sot është ambasadorja më jetëgjatë në historinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Spanjën.

 

Karta e qëndrimit. Të ardhurat që duhen pasur për ta kërkuar për vete e familjarët

Foshnja nën telat me gjemba, shpresa e refugjatëve fiton çmimin World Press Photo