in

ANSA: Shqipëria kandidate, por me një listë të gjatë kushtesh

Me kalimin e orëve, me publikimin e dokumentit të konkluzioneve të mbledhjes së sotme të Ministrave të Çështjeve të Përgjithshme, ANSA përditëson lajmin e njohjes së statusit të vendit kandidat që i jepet sot Shqipërisë dhe titullon “BE: Shqipëria kandidate, por me një listë të gjatë kushtesh”

Pas gjashtë muajsh shtyrjeje – shkruan ANSA – të vendosur nga Franca, Gjermania, Danimarka, Holanda dhe Britania e Madhe, në takimin e sotëm të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme u dha një PO në unanimitet për statusin e vendit kandidat Shqipërisë, por në konkluzione është vënë e zezë në të bardhë që “Këshilli nënvizon që Shqipëria duhet të veprojë me vendosmëri” për reformën e administratës publike, të sistemit gjyqësor, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikat antidiskriminuese, për të drejtat e minorancave dhe respektimin e të drejtave mbi pronën.

Konkluzionet zgjaten edhe mbi pikat më problematike të luftës kundër korrupsionit dhekriminalitetit të organizuar, duke thënë mes të tjerash që Shqipëria duhet të angazhohet në luftën kundër “përdorimit të dokumenteve të rreme, riciklimit të parave, kultivimit të drogës dhe trafikut të qenieve njerëzore”. “Këshilli – shkruhet në tekstin e konkluzioneve – pret që Shqipëria të intensifikojë mbështetjen e saj për një reduktim të menjëhershëm të të presionit migrator drejt BE-së”, mes të tjerash edhe “duke zgjidhur çështjen e kërkesave të pabaza të strehimit të paraqitura nga qytetarët shqiptarë”.

Hapja e dritës së gjelbër Shqipërisë si vendi i ri kandidat “është hap shumë i rëndësishëm drejt aderimit, e mbi të gjitha është një sinjal i drejtimit që duhet ndjekur. Për të gjithë shqiptarët sot ka më shumë shpresë e perspektivë” deklaroi në Tiranë kryeministri Edi Rama. 28 vendet anëtare i kërkojnë Shqipërisë të vazhdojë rrugën me realizimin e një sërë reformash. “Dhe Rama u shpreh i vetëdijshëm që “procesi bëhet më intens, rruga edhe më e vështirë dhe sfida akoma më e madhe. Por ne do të bëjmë gjithçka na kërkohet, sepse është në interes të bijve tanë dhe të të ardhmes sonë” ka theksuar.

Vendi i shqiponjave – përfundon ANSA – ka paraqitur kërkesë për aderim në vitin 2009, por për katër herë rresht kërkesa i është hedhur poshtë nga Brukseli. “Nuk ishte e lehtë as këtë radhë, serpse Evropa e sotme – shtoi Rama – nuk është aspak një portë që mund të hapet lehtë, veçanërisht pas rezultatit të zgjedhjeve për parlamentin evropian”, me valën në rritje të euro-skeptikëve. “Liderët evropianë, megjithatë, kanë ruajtur besimin në projektin e Evropës, që nuk mund të konceptohet pa Shqipërinë e pa Ballkanin”. Gjatë fjalës së tij Rama falënderoi në mënyrë të veçantë kryeministrin italian Matteo Renzi “që ka qenë zëdhënës këmbëngulës në favor të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë e me të cilin jemi në kontakt të vazhdueshëm”.

Statusi i vendit kandidat. Reagime e përgëzime

Candidati a un paese europeo normale