in

Arrestohen 3 të mitur për përdhunim të një 16 vjeçareje

Tre djem me moshë 16 e 17 vjeç, dy shqiptarë e një rumun, janë arrestuar me akuzën e përdhunimit në grup të një bashkëmoshatareje

Romë, 4 maj 2012 – Karabinierët e Teramos  kanë arrestuar tre të mitur, një rumun 16 vjeç dhe 2 vëllezër shqiptarë, 16 e 17 vjeç, të cilët akuzohen për përdhunimin e shoqes së tyre. Ngjarja ka ndodhur në muajin mars në Sant-Egidio të provincës së Teramos.

Tre djemtë e kishin futur bashkëmoshataren e tyre në një godinë të braktisur  dhe më pas kishin abuzuar seksualisht me të. Prej turpit apo frikës vajza nuk i kishte paditur në polici tre djemtë. Por këta janë përpjekur ta përdhunojnë sërish pak ditë më vonë, në të njëjtin vend. Këtë radhë vajza, që ishte bashkë me një shoqe, arriti t’i shpëtojë përdhunimit: me të parë tre djemtë vajzat ia kanë dhënë ulërimës gjë që i detyroi ata t’ia mbathnin.

U tregoi gjithçka prindërve, të cilët bënë edhe denoncimin tek karabinierët që arrestuan tre djemtë për përdhunim në grup të një të miture. Me vendim të gjykatës, rumuni  dhe njëri nga vëllezërit shqiptarë janë mbyllur në burgun për të miturit Casal del Marma në Romë, ndërsa shqiptari tjetër është lënë në arrest shtëpie, pasi ka qenë më pak i implikuar se dy të tjerët në ngjarje.

Profesori i Universitetit nuk e mban mend studentin Bossi

Diploma e Renzo Bossit. Edhe prokuroria e Tiranës hap një dosje