in

Diploma e Renzo Bossit. Edhe prokuroria e Tiranës hap një dosje

Prokuroria e Tiranës do të nisë verifikimet për skandalin me diplomën që Renzo Bossi rezulton të ketë marrë në Shqipëri pranë universitetit Kristal.

Tiranë, 4 maj 2012 – Nga prokuroria e Tiranës janë shprehur për Shqiptarja.com se verifikimet do të bëhen nga njësia e krimit ekonomik. Fillimisht do të bëhet verifikimi i hyrje-daljeve të Bossit në pikat e kalimit kufitar në Shqipëri për të konfirmuar nëse ai ka qenë apo jo fizikisht i pranishëm në Shqipëri.

Veç kësaj prokuroria, bazuar edhe në letër-këmbimin me palën italiane do të kontrollojë regjistrat e studentëve të universitetit për të verifikuar gjithashtu nëse Renzo Bossi ka qenë student i këtij universiteti dhe nëse është paraqitur ndonjëherë pranë auditorëve të tij.

Prokuroria e Tiranës nuk përjashton mundësinë edhe të marrjes në pyetje të drejtuesve të universitetit Kristal, në rast se një gjë e tillë do të kërkohet nga autoritetet italiane.

 

Arrestohen 3 të mitur për përdhunim të një 16 vjeçareje

Non lavoro, ho diritto all’assegno di maternità?