in

Arrestohen dy vëllezërit Tanushi, pas 50 vjedhjesh në apartamente

Policia: “Vidhnin me një shpejtësi marramendëse, edhe disa apartamente në ditë”

Romë, 25 nëntor 2011 – Policia e Genovas ka arrestuar dy vëllezër, Ulidon Tanushi, 25 vjeç, dhe Arben Tanushi, 37 vjeç, për rreth 50 vjedhje në apartamente brenda një kohe të shkurtër. Më i vogli nga vëllezërit njihej nga forcat e rendit pasi ishte në arrest shtëpie për precedentë të ngjashëm, në fakt është arrestuar në 11 kur ka shkuar në komisariat për të hedhur firmën e përditshme. Bashkë me të është arrestuar edhe i vëllai.

“Operacioni që përfundoi me prangosjen e vëllezërve ishte i vështirë dhe i shpejtë – shpjegon një drejtues i policisë së Genovas – Sipas nesh, vëllezërit kanë bërë të paktën 50 vjedhje brenda një harku ë shkurtër kohor, në mbarë Genovan. Godisnin me shpejtësi marramendëse, arrinin të vidhnin edhe disa apartamente në ditë, zakonisht në katin përdhes e të parë”.

Policia jep të dhëna edhe për mënyrën e veprimit të dy të rinjve: “Dilnin pasdite, ia vinin syrin një zone e pasi këqyrnin vendin, i hynin punës, duke u kujdesur të linin larg makinën nga vendi ku kryenin vjedhjen”.

Tashmë policia ka rikuperuar edhe një pjesë të mallrave të vjedhura, bizhuteri, peliçe e sende të tjera me vlerë. Ndërkaq po heton për të gjetur bashkëfajtorë të tjerë të mundshëm të dy vëllezërve.

Shtetësia. Livia Turco: “Në parlament ekziston mazhoranca për reformën”

26 nëntor, 99 vjet nga ngritja e flamurit në Tiranë