in

Arrestohen shtatë persona për favorizim të emigracionit klandestin

Mes të arrestuarve edhe një karabinier me punë në aeroport, që kapet në flagrancë ndërsa ndihmonte 4 shqiptarë të niseshin nga Campino për në Londër

Romë, 28 tetor 2012 – Shtatë persona, pesë shqiptarë dhe dy italianë, janë arrestuar për favorizim të emigracionit klandestin, korrupsion, falsifikim dokumentesh. Një nga italianët është karabinier me shërbim në aeroportin e Ciampinos.

Ky është bilanci i një operacioni të Policisë së kufirit që ka sjellë shpartallimin e një organizate kriminale që vepronte në mbarë Italinë, “e specializuar” në trafikun e paligjshëm të personave, kryesisht shqiptarë, mes Italisë dhe Anglisë.

Gjatë arrestimeve në aeroportin e Ciampinos, agjentët e policisë së kufirit të dy aeroporteve të kryeqytetit (Fiumicino dhe Ciampino), bashkë me karabinierët me qendër në Ciampino, kanë kapur në flagrancë edhe një karabinier ndërsa përpiqej – në bashkëpunim me dy shqiptarë, pjesëtarë të organizatës – të lejonin kalimin pa u kontrolluar të katër shtetasve shqiptarë që po merrnin një avion për në Londër.

Gela. Shkel masën e arrestit shtëpiak dhe shkon e rreh ish të fejuarën

Brescia E shtypin dhe nuk i japin ndihmë. Në gjendje shumë të rëndë 23 vjeçari