in

Gela. Shkel masën e arrestit shtëpiak dhe shkon e rreh ish të fejuarën

Malvin Bodinaku, 21 vjeç, është arrestuar për sekuestrimin dhe rrahjen e ish të fejuarës, sepse e mendonte fajtore për djegien e makinës së nënës së tij pak orë më parë

Romë, 28 tetor 2012 – Policia e Gela-s ka arrestuar natën e shkuar dhe ka mbyllur në burg Malvin Bodinakun, 21 vjeç, me akuzat e shkeljes së masës së arrestit shtëpiak, së sekuestrimit dhe lëndimit  të ish të fejuarës së tij, S.K. edhe ajo 21 vjeçe. Këtë bëjnë të ditur sot mediat lokale siciliane.  

Bodinaku, që vuante në shtëpi masën e arrestit, rreth orës 1 të natës, ka dalë nga shtëpi e tij në lagjen San Giacomo, ka takuar ish të fejuarën e pasi ka nisur të zihet me të në rrugë, në qendër të qytetit,  e ka detyruar ta ndjekë në shtëpi të tij ku grindja mes dy të rinjve është bërë edhe më e egër. Rreth një orë më pas, kanë qenë komshinjtë ata që kanë lajmëruar policinë, të alarmuar nga britmat e vajzës. Agjentët e mbërritur në vendngjarje kanë gjetur vajzën të përgjakur dhe kjo u ka rrëfyer ç’kishte ngjarë: Bodinaku e kishte rrahur e përplasur me dhunë kundër një vitrine, duke i shkaktuar plagë e të gërvishtura në krahë. Vajza është dërguar në spitalin Vittorio Emanuele të Gelas ku mjekët që e kuruan u shprehën se shërohet në dhjetë ditë. Pas mjekimit vajzën e shoqëruan në shtëpi të saj ndërsa Malvin Bodinakun e arrestuan, këtë herë duke e mbyllur në burg.

Gjithnjë sipas medieve lokale, duket se Bodinaku e ka rrahur vajzën për të marrë hak, pasi mendonte se ajo kishte organizuar djegien e veturës së nënës së tij pak orë më parë.

‘Kuron’ tumorin me sodë buke në Tiranë. Mjeku paditet nga familjarët e pacientit

Arrestohen shtatë persona për favorizim të emigracionit klandestin