in

Arrestohet Erjon Sejdiraj. Kërkohej prej 15 vitesh nga drejtësia italiane

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen në Piacenza të një prostitute ekuadoriane, kapet në Belgjikë

Romë, 18 gusht 2015 – Erjon Sejdiraj, 37 vjeç, i shpallur në kërkim prej shkurtit 2000, më në fund është kapur. Karabinierët e Piacenza-s e kanë zbuluar dhe arrestuar në Belgjikë.

Karabinierët kanë mbërritur deri të Sejdiraj duke u nisur nga Ferrara, ku jetojnë të afërm të të shumëkërkuarit. Një telefonatë e Sejdirajt nga Belgjika bërë të afërmve, i çoi karabinierët të përqendrojnë kërkimet në shtetin tjetër ku edhe e lokalizuan më në fund. Në Belgjikë duket se Sejdiraj kish nisur një jetë të re: ishte martuar e sot ka tre fëmijë.

Sejdiraj, konsiderohet kreu “i pamëshirshëm” i një bande kriminale që në dhjetor 1999 rrëmbeu, përdhunoi, mbyti dhe varrosi në rërën buzë lumit Po në Piacenza, Betty Yadira Ponce Ramirez, një prostitutë nga Ekuadori.

Për vrasjen barbare 37-vjeçari u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm. Bashkë me të u dënuan edhe Robert Ziu e Fatmir Vangjelaj me nga 23 vjet burg secili. I pari ndodhet në burgun e Velletri, ndërsa tjetri është në kërkim edhe sot e kësaj dite.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Të zhgënjyer nga Gjermania. Drama e azilkërkuesve zbret në Rinas

Flukset, ka akoma kuota. Shtyhet afati për paraqitjen e kërkesave për hyrje e konvertime