in

Arrestohet në Korçë një 45-vjeçar i dënuar nga Gjykata e Milanos

Kristo Lenja, 45 vjeç, është dënuar me disa vjet burg për shfrytëzim të prostitucionit të të miturve dhe favorizim të imigracionit klandestin

Tiranë, 22 nëntor 2013 – Policia e Korçës, në bashkëpunim me atë të Pogradecit, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Kristo Lenja, 45 vjeç, i njohur ndryshe edhe si Spartak Lenja, banues në Pogradec.

Lenja është arrestuar me një urdhërarrest të lëshuar nga organet italiane të drejtësisë. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar fillimisht më datë 05.08.2005 me 7 vite burg dhe më pas, më 21.01.2008, me 8 vite burg 45-vjeçarin, për kryerjen e veprave penale të shfrytëzimit të të miturve për prostitucion dhe shkeljes së ligjit mbi imigracionin.

Kristo Lenja nga i janari i vitit 1999 deri në janar të vitit 2001, ka qenë pjesë e një organizate kriminale, që ka favorizuar imigracionin klandestin të disa femrave në Itali, nëpërmjet falsifikimit të dokumentave me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit, si dhe për shfrytëzimin e prostitucionit të të miturave, vepra penale këto të konsumuara në qytetet italiane Milano, Trieste, Sesto San Giovanni dhe Dalmine.

Deri më tani janë kryer veprimet paraprake proceduriale dhe materialet në ngarkim të tij iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

 

Durrës. Në pak orë arrestohen tre persona, sekuestrohen mbi 100 kg drogë

Ad Asti si festeggia l’indipendenza. Con balli, canzoni e humor albanesi