in

Arrestohet në Tiranë Ervin Ferhati i kërkuar nga drejtësia italiane

Ervin Ferhati, 32 vjeç, u arrestua sot me një operacion të Policisë së Kryeqytetit. Është dënuar në Itali me 20 vjet burg për pastrim parash, shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge  

Tiranë, 10 prill 2012 – Strukturat Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Kryeqytetit kapën të shumëkërkuarin Ervin Ferhati, 32 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Ferhati  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi është dënuar me 20 vjet burgim për veprat penale “Pastrim Parash”, “Trafik Narkotikësh” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Bëhet e ditur gjithashtu se ndaj 32-vjeçarit aktualisht po kryen veprimet e tjera proceduriale mbi ekstradimin e tij në Itali.

Arrestohet Kajolli, biznesmen e anëtar i këshillit bashkiak të Fierit, i kërkuar nga drejtësia italiane

Biblioteka kombëtare digjitalizon harta të rralla