Romë, 23 mars 2011 – Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana bëri të ditur se sot u arrestua në Ventimiglia për t’u ekstraduar në Shqipëri shtetasi shqiptar, Florian Nasufi, 30 vjeç, lindur në Cërrik, Elbasan.
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.222, datë 23 dhjetor 2002, e ka dënuar me 14 vjet burg për kryerjen e veprës penale të “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”, ngjarje e ndodhur në vitin 1999.
Arrestimi i Nasufit u bë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën.