Parma, 9 shkurt 2011 – Shtetasi shqiptar 46-vjeçar Refik Cani është arrestuar në Parma me akuzën e përdhunimit, dëmtimit të rëndë dhe përpjekje për vrasje. Ai akuzohet se ka rrahur mizorisht, është përpjekur të përdhunojë e më pas të vrasë një të njohurën e tij rumune, një vajzë njëzetvjeçare. Pasi e kishte hipur në makinë për ta shoqëruar diku, ai është munduar më pas ta përdhunojë. Vajza fillimisht arriti t’i ikë nga duart e të larghe në këmbë me vrap, por Refik Cani e kishte ndjekur e goditur me shqelma e grushta. E meqenëse e reja më shumë kurajo kishte rezistuar sërish, atëherë ai është munduar ta mbysë duke i shtërnguar duart rreth qafës.
Megjithatë vajza ka arritur ta godasi sulmuesin e saj në organet gjenitale dhe t’i shpëtojë nga duart. Pasi ka shkuar në urgjencën e spitalit, ku i kanë verifikuar plagë të shërueshme për njëzet ditë, ajo ka paditur shqiptarin që është arrestuar në banesën e tij në Parma.
Tani ai ndodhet i mbyllur në burgun e Via Burla e do të merret në pyetje nga hetuesja Paola Reggiani. (ANSA)