in

Ashton-Fyle: “Shqipëria të reformojë kodin zgjedhor”

Deklaratë e përbashkët nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-Catherine Ashton dhe komisioneri Stefan Fyle për Shqipërinë

Tiranë, 19 Korrik 2011 – “Konstatojmë me shqetësim se ka pasur polemika dhe polarizim mbi vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor, duke përfshirë edhe vendimin e fundit dhe arsyetimin nga Kolegji Zgjedhor”. Kështu shprehen në deklaratën e tyre të përbashkët, përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton dhe komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle, pas takimit të 3-të të Këshillit të Stabilizim – Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në Bruksel.

“Zgjedhjet në Tiranë treguan se kuadri zgjedhor duhet të reformohet”, theksohet në deklaratë.

“Ne kujtojmë se Këshilli i BE-së më 20 qershor theksoi se mangësitë në kuadrin ligjor dhe në procesin zgjedhor do të duhet të trajtohen në mënyrë gjithëpërfshirëse, efikase dhe konsensuale nëpërmjet një reforme të plotë zgjedhore, në përputhje me të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Për këtë qëllim, ne presim vlerësimin përfundimtar të OSBE-ODIHR-it” thuhet në deklaratën e përbashkët të Ashton dhe Fyle..

Në këtë kontekst, dy përfaqësuesit e BE-së shprehen se mirëpresin “nismën nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, z. Thorbjørn Jagland, duke i kërkuar Komisionit të Venecias mendim se si të shmangen situata të ngjashme në zgjedhjet e ardhshme. Ne presim që kjo të  mbështetet nga të gjitha palët në Shqipëri si pjesë e një përpjekje serioze për të tejkaluar vështirësitë e vërejtura gjatë zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri, më së fundi në vitin 2011″.

Tani që zgjedhjet kanë mbaruar “është koha që forcat politike në Shqipëri të kapërcejnë bllokimin politik dhe dialogu politik të kthehet në një nivel që do të lejonte funksionimin e duhur të institucioneve kryesore demokratike, sidomos parlamentit”, vijon deklarata.

“Puna në adresimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian, në veçanti 12 prioritetet kyçe, dhe sfida të tjera kryesore, duhet të ndiqen në mënyrë efektive dhe përfshirëse, në mënyrë që të arrihet përparim në rrugën e integrimit në BE, reformat elektorale dhe kushtetuese, reformat e rregullave parlamentare dhe të procedurave, si dhe reformat e tjera të rëndësishme, të cilat janë të domosdoshme dhe urgjente”. Bashkimi Evropian është i përgatitur për të lehtësuar këtë detyrë përmes procesit të Seminarit të nisur në fillim të këtij viti”, përfundon deklarata e përbashkët e përfaqësueses së Lartë të BE-s-, Catherine Ashton dhe komisionerit Stefan Fyle.

Stafi bashkiak i Ramës jep dorëheqjen

Himara, perlë e Rivierës shqiptare