in

Asistenca e qytetarisë. Në Livorno është edhe për imigrantët

Të huajt duhet të kenë kartën e qëndrimit. Vendimi i komunës “në pritje që Qeveria dhe Parlamenti të bëjnë diçka në këtë drejtim”

Livorno, 23 dhjetor 2015 – 500 euro në muaj për gjashtë muaj të papunëve. Në këmbim, duhet të kryejnë punë me dobi shoqërore ose të marrin pjesë në projekte në të mirë të popullatës dhe të garantojnë, nëse kanë fëmijë, që këta të ndjekin shkollën.

Është “asistenca e qytetarisë vendore” e miratuar nga komuna e Livornos, “në pritje që Qeveria dhe Parlamenti të lëvizin në këtë drejtim” shpjegon Ina Dhimgjini, përgjegjësja shqiptare për politikat sociale e këshillit komunal të drejtuar nga Filippo Mogarin i Lëvizjes 5 Yjet (M5S). Në vendimin që e parashikon shkruhet se masa është “në favor të atyre që gjenden përkohësisht në kushte të tilla që nuk ia dalin të mbajnë veten dhe familjen” dhe “kryen funksion të dyfishtë, mbështetjen e të ardhurave dhe parandalimin social”.

Lajmi është i mirë edhe për shumë nga 1.767 shqiptarët që jetojnë në Livorno. Kriteret për përfitimin e asistencës së qytetarisë, të shpallura në portalin internet të Komunës (kërkesat duhen paraqitur brenda 15 janarit 2016) parashikojnë që mund ta kërkojnë këtë ndihmë italianët, qytetarët e BE-së dhe jokomunitarët. Por këta të fundit duhet të kenë kartën e qëndrimit e jo një lejeqëndrim të thjeshtë që lejon punësimin siç parashikojnë normativat evropiane mbi barazinë e qytetarëve në përfitimin e shërbimeve e ndihmave sociale. Për më tepër, të gjithëve u kërkohet të jenë rezidentë në komunën e Livornos prej të paktën 5 vjetësh dhe të jenë nga 35 vjeç deri në moshën e pensionit.

Kriteret e tjera janë ato që dëshmojnë të qenit në vështirësi ekonomike. Nga papunësia, që dëshmohet me regjistrimin në qendrën për Punësimin, deri te treguesi ISEE që nuk duhet të jetë më i lartë se 6.530 euro. Për më tepër, nuk duhet pasur një shtëpi e dytë, apo makina të mëdha, as të jetohet në banesa luksoze. Së fundi, mund të përfitojë asistencën e qytetarisë vetëm një person për familje.

Lexo edhe:
550 euro në muaj më të varfërve, edhe imigrantë. Friuli nuk diskriminon
Lombardi. Mbërrin “kontributi për autonominë”. Ndihma për më të varfërit, edhe për të huajt
700 euro në muaj për më të varfërit? Lombardia do të përjashtojë imigrantët

 

 

 

 

Washington Post: Martin Shkreli, personi më i urryer i vitit në internet

Ligji i stabilitetit. Me “Kartën Familja”, zbritje çmimesh për italianë e të huaj