in

Asti. Plagoset rëndë një shqiptar, arrestohen për ngjarjen dy të tjerë

Vendngjarja, Corso Alfieri, Asti
Me katër plumba në trup, një 29-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Brenda pak orëve arrestohen dy shqiptarë e kërkohet akoma një i tretë

Vendngjarja, Corso Alfieri, AstiRomë, 15 shkurt 2016 – Rreth mesnatës të së shtunës, një 29-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në qendër të Astit. Ka marrë katër plumba, ka shpretkën e shtyllën kurrizore të dëmtuar. Tani është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spitalin e qytetit piemontez ku iu nënshtua një operacioni shumë delikat. Sipas të dhënave të forcave të rendit që akoma nuk japin emrin e të plagosurit, ai ka mbërritur në Itali vetëm para pak ditësh dhe ajo çka ndodhi mund të ketë për motive ndonjë larje hesapesh.

Sipas dëshmitarëve, 29 vjeçari ka qenë me të tjerë në një Fiat Punto gri  e në një tjetër që i erdhi përballë ata që fillimisht ndaluan e shkëmbyen disa fjalë e më pas qëlluan. Nuk dihet se ç’i thanë njëri tjetrit, por dëshmitarët kanë ndier një breshëri të shtënash dhe menjëherë më pas kanë parë të dyja makinat të largohen me shpejtësi.

Për ngjarjen janë arrestuar që të dielën dy shqiptarë, një në Alessandria e një në Prato. Policia është në kërkim të një të treti.

Çiftet gay. Për imigrantët leje qëndrimi e shtetësi

Penalltia befasuese Messi-Suarez (Video)