in

Asti Rreh e lë të shoqen pa darkë. Arrestohet 30-vjeçari

Karabinierët e Villanova d’Asti kanë arrestuar për keqtrajtime në familje, kërcënime, dhunë dhe qëndresë ndaj zyrtarëve të shtetit, Petrit Çunin, 30 vjeç

Romë, 19 shtator 2012 – Karabinierët e Villanova d’Asti kanë arrestuar mbrëmë 30 vjeçarin Petrit Çuni për rrahjen e të shoqes.

Forcat e rendit të lajmëruara nga fqinjët që kanë dëgjuar thirrjet për ndihmë të gruas, kanë vajtur në vendngjarje dhe e kanë arrestuar 30 vjeçarin që duket në nerva e sipër u është kundërvënë edhe atyre.

Sipas rrëfimit të të shoqes, ai e ka rrahur me grushta e shkelma pa ndonjë arsye të veçantë e më pas e ka mbyllur në dhomë të gjumit pa e lënë të hajë darkë.

Karabinierët kanë shoqëruar gruan në repartin e ndihmës së shpejtë ndërsa Petrit Çunin në burg.

Kohët e fundit, nuk kanë qenë të rralla aktet e dhunës në brendësi të familjeve. Vetëm pak ditë më parë, tronditi opinionin publik vrasja e Mariolës, 32 vjeçe, nënë e katër fëmijëve, nga i shoqi, Arben Hoxha, dorën e të cilit e armatosi bindja se e shoqja e tradhtonte. 

Lexo edhe:

Terni Arrestohet 45-vjeçari që rreh vajzën në rrugë
Fano Vret të shoqen për xhelozi dhe dorëzohet në polici
Teramo Rreh gruan e familjarët e saj, përfundon në burg

Droga, biznes familjar. Arrestohen atë e bir

Elbasan. Zihen gjatë senacës gjyqësore avokati me gjyqtarin