in

Atentati në Milano. I arrestuari është Kastriot Zhuba, i kërkuar në Shqipëri për tre vrasje

Vrasësi i dyshuar i Kthellës dhe Shararës është lezhjani që në vitin 2012 vrau me breshëri plumbash tre persona të një familjeje në Blinisht të Lezhës.

Kastriot Zhuba
Romë, 20 shtator 2014 – Është Kastriot Zhuba, personi i arrestuar të enjten në mbrëmje në Milano për ekzekutimin në rrugë të dy personave, 41-vjeçarit shqiptar Arben Kthella dhe egjiptianit Ibrahim Sharara 36 vjeç, dhe plagosjen e kushëririt të të parit, Mondi Kthella.

Zhuba 38 vjeçar nga Lezha,  akuzohet edhe për tre vrasje të tjera në Blinisht të Lezhës. Më 25 shtator 2012, pas një grindjeje banale, vrau me breshëri plumbash bashkëshortët Rrok dhe Miranda Shtjefni 52 dhe 50 vjeç ndërsa hynin në shtëpinë e tyre së bashku me djalin e tyre, Fatjonin 24 vjeç. Asokohe i shpëtoi arrestimit duke ardhur në Itali.

Tani Kastriot Zhuba ndodhet në burgun e San Vittores në Milano. Duhet të përgjigjet për akuza të rënda edhe para drejtësisë italiane: nga vrasjet te mbajtja e paligjshme e armëve të luftës, nga vjedhja te rezistenca ndaj forcave të policisë. Për arrestimin e tij të enjten kanë ndërhyrë edhe qytetarë të thjeshtë që kanë qenë dëshmitarë të vështirësive që po hasnin dy policët që i kërkonin të dorëzohej.

Sipas hipotezave të para të forcave të rendit, në shënjestër të Zhubës duhet të ishin vetëm kushërinjtë shqiptarë Kthella, ndoshta për larje hesapesh për çështje droge, e se egjiptiani është vrarë thjesht pse është gjendur me ta. Megjithatë nuk përjashtohet asnjë pistë. Për zbardhjen e plotë të motiveve të vrasjes së dyfishtë do të jenë shumë të rëndësishme dëshmia e të plagosurit dhe pergjigjet që Zhuba do të japë në prokurori.

Lexo edhe: Far West në Milano. Qëllojnë në rrugë: dy të vdekur e një i plagosur

Arrestimi i Kastriot Zhubës në Milano:

 

Far West në Milano. Qëllojnë në rrugë: dy të vdekur e një i plagosur

Papa në Shqipëri. Masat “top secret” për mbrojtjen e tij